Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka marrë vendim që në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve të rinumërohen votat për subjektet politike të 50 vendvotimeve, 15 prej të cilave i takojnë komunave të ndryshme, ndërkaq 35 të tjera vetëm të Komunës së Vushtrrisë.
Ndërkaq, sipas vendimit tjetër, KQZ-ja vendosi për të rinumëruar plotësisht votat e të gjitha subjekteve politike dhe kandidatëve nga 35 vendvotime që i takojnë komunës së Vushtrrisë.
Për verifikimin e disa kutive të votimit. Janë identifikuar 15 vendvotimi qe ka pasur mos përputhje të nënshkrimeve. Këto 15 vendvotime është rekomanduar që të procedohet për një rinumërim të plotë për të gjitha subjektet politike. Një rekomandimi i dytë është me raportin që kemi pranuar për rezultate e kandidatëve të LDK-së të dal nga vendvotimet e Vushtrrisë, këtë raport të ndryshimeve mes rezultateve, 35 vendvotimi për të cilat vërehet diferenca e kandidateve të hedhen në rinumërim, 35 vendvotime të rinumërohen, plotësisht për gjitha subjektet politike dhe kandidatët”, ka thënë Arianit Elshani, raporton EO.
Drejtori i Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike, Besnik Buzhala, ka thënë se Sekretariati është gati që të fillojë rinumërimin e këtyre vendvotimeve.