Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu nuk e ka mbështetjen për ta zgjedhur kryetare të Kuvendit.
Krasniqi tha se kryetari i VV-së, Albin Kurti po dëshmon se Haxhiu ka më shumë vlerë se qytetarët e Kosovës të cilët kanë votuar më 9 shkurt.
”Kurti po e dëshmon se Albulena Haxhiu është më e rëndësishme për Kurtin se 1 milionë qytetarë të Kosovës”, tha ai.