Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në DebatPlus i ka dërguar mesazh kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit që mos t’i çoi ftesë sepse nuk ka mundësi që PDK të bëjë koalicion me partinë e tij, shkruan Periskopi.
“Jo. Hendeku mes neve dhe Lëvizjes Vetëvendosje është jashtëzakonisht I madh, jo në kuptimin individual personal, por në kuptim edhe qysh e shohim të kaluarën, e qysh e shohim të tashmën dhe të ardhmen, përvec edhe dallim ideologjik, në kuptim se qysh e shohim vendin, perspektivën e Kosovës, cka mendojmë për sektorin privat ,cka mendojmë për qeverisjen , për raportin me ndërkombëtarët dhe nuk shoh asnjë mundësi. Mundesi për një koalicion mes PDK dhe VV nuk e shoh dhe nuk pres as mem dërgu letër, s’ka nevojë as mem dërgu letër besoj të qartë e ka edhe Kurti për dallimet mes neve”, tha Krasniqi në DebatPlus
Dallaveret me vota në Podujevë, prokuroria autorizon policinë për nisje hetimesh
Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se ka autorizuar Policinë e Kosovës, më saktë, Drejtorinë e Hetimeve të Krimeve...







