Kryeari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë që ndodhi dje në minierën e Stantërgut, ku 12 minatorë të Trepçës kanë mbetur të lënduar si pasojë e shpërthimit të acidit sulfurik, raporton Gazeta Sinjali.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Krasniqi ka thënë se është e domosdoshme të zhvillohet një hetim i plotë dhe i pavarur për të identifikuar shkaqet dhe përgjegjësitë në këtë ngjarje e cila ka mundur të përfundoj me fatalitet.
Sipas tij, përkundër kërkesave të vazhdueshme ndaj Qeverisë aktuale, minatorët e Trepçës kanë përjetuar mungesën e trajtimit adekuat.
“Qeveria e Kosovës duhet të dëgjoj kërkesat e minatorëve dhe duhet të ndërmarr veprime urgjente dhe konkrete për të garantuar kushte më të mira dhe siguri në vendin e punës”, shkroi më tej Krasniqi.







