https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Krasniqi: Kurti duhet t’i përgjigjet ftesës së Prokurorisë Speciale për dëshmi

Krasniqi: Kurti duhet t’i përgjigjet ftesës së Prokurorisë Speciale për dëshmi
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti që t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së Prokurorisë Speciale për dëshmi në rastin e rezervave shtetërore. Sipas tij, nëse kreu qeveritar s’ka çka fsheh nuk duhet të frikësohet, por të jep shembullin se para drejtësisë të gjithë janë të barabartë. Ai deklaron se nuk e di nëse të kaluarën ndonjë prej ish kryeministrave ka dhënë dëshmi në Zyrën e Kryeministrit, siç po kërkon shefi i ekzekutivit.

Krasniqi në një intervistë për kp kritikon kreun qeveritar edhe për qasjen siç e quan ai të ulët në raport me ish kryeministrin Hashim Thaçi.

“Zotëri Kurti do të duhej t’i përgjigjej kërkesës. Nëse s’ka çka të fsheh dhe për çka të frikësohet ai do të duhej të jepte një shembull, pasi ka qenë njeriu i cili katër vite më parë fushatën e ka quajtur punë dhe drejtësi. Drejtësia është kjo. Drejtësia duhet të jetë e pandikuar, pavarur dhe verbër. Në këtë kuadër secili zyrtarë dhe kryeministri është shefi i ekzekutivit duhet të jepte shembullin e vet që është kontribut ndaj një drejtësie të tillë… 03:35 Unë personalisht nuk e di nëse ka pasur ndonjë rast të tillë. Nëse ka pasur raste të tilla deri tash do të diheshin”, thekson ai.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Sipas tij,letër-këmbimi me NATO-n, i ish kryeministrit të atëhershëm, Hashim Thaçi nuk ndalon prezencën e FSK-së në veriun e banuar me shumicë serbe, mirëpo nevojitet vetëm darkodim me misionin e NATO-s në Kosovë.

Ai deklaron se kryeministri Kurti ka dëmtuar raportet me NATO-n përçka shton se me qeverinë e re brenda vitit 2025 do t’i rikuperojnë raportet me aleancën trans-atlantike.

“Kjo është një qasje jashtëzakonisht e ulët e kryeministrit kur mundohet si me thënë me bërë elefant prej një miu të vogël. Kjo as s’ka qenë e fshehtë dhe as s’ka qenë befasuese kur e ka pa ai dhe as e panjohur. Ne është dashur të kemi një funksionim të shtetit në raport me partnerët strategjik ndërkombëtarë si të kaluarën. Ajo letër nuk thotë asgjë më shumë sesa FSK-ja kurdo që shkon në veri shkon e koordinuar në NATO dhe pa i befasuar ata. Gënjeshtra që është munduar me krijuar zotëri Kurti me vetëdije është kinse letra thotë që FSK-ja nuk shkon në veri. Kjo është e pavërtetë pasi letra është publike…Është thënë se kurdo që dërgohen trupat duhet në koordinim…Brenda vitit 2025 do të rikuperojmë raportin e dëmtuar me NATO-n për të ndërmarrë veprime që na qojnë si hap të parë në Partneritetin për Paqe dhe më pastaj edhe në Planin Aksional për Anëtarësim”, thekson Krasniqi.

ADVERTISEMENT

Ai thekson se institucionet dështuan t’i bindin aleatët ndërkombëtarë se Serbia qëndron prapa sulmeve terroriste në veri.

“Qeveria jonë ka dështuar pas sulmit terrorist në Banjskë ku ka pasur qartësi të plotë që jo vetëm që është organizuar nga Radoiçiq, por që ka pasur dijeni dhe planifikim dhe ndihmë edhe e shtetit serb. Për mua mbetet e pashpjegueshme dhe paarsyeshme absolutisht fakti që qeveria e Kosovës nuk ka arritur që të merr opinionin publik ndërkombëtarë në anën tonë dhe të nxjerrë Serbinë si fajtorin kryesor të këtij sulmi. Ka qenë një humbje e mundësisë siç janë humbur shumë mundësi të tjera. Ka qenë një situatë që është dashur të shfrytëzohet krejtësisht ndryshe”, deklaron lideri opozitarë.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Duke folur për pretendimet e qeverisë për shtrirje të sovranitetit dhe sundim të ligjit në veri, ai thotë se kreu qeveritar flet për atë pjesë të vendit vetëm në kuptimin propagandistik.

Megjithatë, e sheh të domosdoshme riintegrimin e plotë të serbëve në veri në institucionet kosovare.

“Kurti flet në kuptimin propagandistik. Sovraniteti vesfalian nuk ekziston, ndërsa ai flet pikërisht në tone të tilla kinse është i lirë që të bëjë çka do që dëshiron atje. Por një gjë e tillë nuk është e vërtet dhe është faktuar disa herë tashmë…Secila punë e mirë që është bërë në këtë drejtim është mirëseardhur. Hapja e lokaleve, gjithçka është mirëseardhur. Është mirë që ka më pak kriminalitet pasi ka prezencë më të madhe policore, pasi ka pozicione statike të policisë më shumë se ka pas në të kaluarën. Këto janë të mirëseardhura dhe krejt këto i kemi përshëndet… Neve na takon si shumicë me u mundu që edhe pakicën me bërë konform në shtëpitë e tyre dhe vendet e tyre. Ajo çka është prioritet për qeverinë sot dhe qeverinë tjetër nesër është që t’i bëjë qytetarët serbë të Kosovës të ndihen si në shtëpinë e tyre”, përfundon Krasniqi.

Poste të ngjashme

Shpejtim Bulliqi deklaron pasurinë, mbi 28 mijë euro kursime

“Eh more qena”, Shpejtim Bulliqi i reagon ashpër Hysenit të LDK-së

23/05/2026, 16:03

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka reaguar ashpër në Facebook pas një deklarate të kandidatit të LDK-së për...

Ardian Gjini në Istog, takime me rininë dhe vizitë në fermën e suksesshme në Trubohoc

Ardian Gjini në Istog, takime me rininë dhe vizitë në fermën e suksesshme në Trubohoc

23/05/2026, 15:44

Kandidati për kryeministër nga AAK, Ardian Gjini, së bashku me kandidatët për deputetë, kanë vazhduar takimet elektorale në komunën e...

Bie një pjesë e fasadës së objektit të OVL UÇK-së në Prishtinë

Bie një pjesë e fasadës së objektit të OVL UÇK-së në Prishtinë

23/05/2026, 14:42

Ka rënë pjesërisht fasada e objektit ku ndodhen zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës....

Vdes në moshën 69 vjeçare Drita Kuçi

Vdes në moshën 69 vjeçare Drita Kuçi

23/05/2026, 14:18

Ka ndërruar jetë në moshën 69 vjeçare aktivistja dhe ish e burgosura politike, Drita Kuçi. Ajo ishte bashkëpunëtore e Ismajl...

Shpërthen mërgimtarja: 80% e diasporës s’dinë pse e votojnë Albin Kurtin

Shpërthen mërgimtarja: 80% e diasporës s’dinë pse e votojnë Albin Kurtin

23/05/2026, 13:52

Mëegimtarja Herolinda Avdili Rexhepi ka reaguar me deklarata të forta lidhur me votën e diasporës dhe mbështetjen për Albin Kurtin...

Lajmi i fundit

Shpejtim Bulliqi deklaron pasurinë, mbi 28 mijë euro kursime

“Eh more qena”, Shpejtim Bulliqi i reagon ashpër Hysenit të LDK-së

23/05/2026, 16:03
Ardian Gjini në Istog, takime me rininë dhe vizitë në fermën e suksesshme në Trubohoc

Ardian Gjini në Istog, takime me rininë dhe vizitë në fermën e suksesshme në Trubohoc

23/05/2026, 15:44
Bie një pjesë e fasadës së objektit të OVL UÇK-së në Prishtinë

Bie një pjesë e fasadës së objektit të OVL UÇK-së në Prishtinë

23/05/2026, 14:42
Vdes në moshën 69 vjeçare Drita Kuçi

Vdes në moshën 69 vjeçare Drita Kuçi

23/05/2026, 14:18
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv