Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi shprehet optimiste për fitoren e partisë së saj, teksa thotë se atë nuk mund ta ndalin sondazhet e paguara nga partia në pushtet.
“Ku po shkojmë po shohim momentum të LDK-së, si në qytete si në fshatra. Gjithçka ka ndryshu Këta e kanë nga panika sepse nuk kanë çfarë me tregu se cilat premtime i kanë përmbush. Normal që paguajnë sondazhe për mu fsheh prapa numrave sepse sondazhet do ti marrin më datë 9 shkurt”, tha Krasniqi.
Ajo apelon tek qytetarët që të mos iu besojnë sondazheve.
“Marre sot është me shku me u ulë Besnik Bislimi në dialog kur vetë Kurti ka thënë nuk ulem në bisedime me serbët pa u gjet i pagjeturi i fundit”.







