https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Krasniqi nga Haga: Gjykimi do të konfirmojë pastërtinë e luftës çlirimtare

Krasniqi nga Haga: Gjykimi do të konfirmojë pastërtinë e luftës çlirimtare

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se përfundimi i procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të konfirmojë jo vetëm pafajësinë e tyre, por edhe pastërtinë e luftës çlirimtare.

Pasi e ka dëgjuar deklaratën hyrëse të Zyrës së Prokurorit të Specializuar kundër Thaçit dhe të tjerëve, Krasniqi ka thënë se Gjykata Speciale është themeluar mbi pretendimet e raportit të Dick Martyt, por që pretendime të tilla sipas tij as nuk janë përmendur gjatë fjalës hyrëse të prokurorisë.

“Ne besojmë fuqishëm në drejtësi siç e thamë dje shumë zëshëm në Prishtinë dhe duke besuar në drejtësi jemi të bindur se edhe përfundimi i këtij procesi duhet të konfirmojë jo vetëm pafajësinë e tyre, por edhe pastërtinë e luftës çlirimtare të Kosovës. Sot dëshiroj të ua rikthej të gjithëve që ndonjëherë nuk kanë faj që kanë harruar si erdhëm deri këtu, kanë kaluar më shumë se 12 vjet nga publikimi i raportit të Dick Martyt një raport makabër i cili me një imagjinatë të jashtëzakonshme kishte listuar një numër të krimeve të pretenduara e të imagjinuara.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Sot ky gjykim është pasojë dhe rrjedhojë e atij raporti. Por, sot nuk dëgjuam as për shtëpinë e verdhë, sot nuk dëgjuam as për kidnapime të serbëve civil të cilëve u janë hequr organet, sot nuk dëgjuam asgjë nga raporti i Dick Martyt që e ka themeluar këtë gjykatë”, ka thënë Krasniqi.

Deputeti Krasniqi ka thënë se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi nuk janë emra te përvetshëm që po gjykohen në Hagë, por sipas tij po gjykohet epoka e lavdishme e historisë së re të Kosovës.

“Sot, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi nuk janë këtu pse janë emra të përveçëm, kjo është e qartë dhe në ato 4 orë që ne dëgjuam fjalën hyrëse të prokurorisë vërtetë është e qartë se ne në gjyq nuk i kemi katër njerëz, por e kemi epokën më të lavdishme të historisë sonë të re, e kemi lavdinë e UÇK-së dhe për këtë arsye besoj që secili prej nesh duhet të jemi solidar me ta, sepse është një barrë jo personale, por është një barrë historike”, ka thënë ai./KP/

ADVERTISEMENT

Poste të ngjashme

Rasti i 400kg drogë nga Brazili: 75 vjet burg për pesë të akuzuarit

Rasti i 400kg drogë nga Brazili: 75 vjet burg për pesë të akuzuarit

19/03/2026, 13:41

Me 75 vjet burg janë dënuar për pesë të akuzuarit në rastin e 400kg drogë. Izet Sheqiri është dënuar me...

27 vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes në Paris

27 vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes në Paris

19/03/2026, 9:49

Sot bëhen 27 vjet që nga dështimi i arritjes së ndonjë marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë në Paris. Delegacioni...

E dhimbshme; Ndërron jetë voglushi nga Podujeva, Dion Dema

E dhimbshme; Ndërron jetë voglushi nga Podujeva, Dion Dema

19/03/2026, 9:31

  Ndërron jetë voglushi nga Podujeva, Dion Dema Podujevë – Një lajm i rëndë ka prekur sot qytetin e Podujevës,...

KosovaMed Healthcare dhuron donacion për QKMF-në e Podujevës

KosovaMed Healthcare dhuron donacion për QKMF-në e Podujevës

18/03/2026, 23:42

KosovaMed Healthcare ka dhuruar donacion për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë. Ky donacion përfshin: 2x Oxygen Concentrator 5L,3x...

E trishtë: Ky është 23-vjeçari që humbi sot jetën pas përplasjes me motor

E trishtë: Ky është 23-vjeçari që humbi sot jetën pas përplasjes me motor

18/03/2026, 22:57

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit në Vranidoll. Për pasojë jetën e ka...

Lajmi i fundit

Rasti i 400kg drogë nga Brazili: 75 vjet burg për pesë të akuzuarit

Rasti i 400kg drogë nga Brazili: 75 vjet burg për pesë të akuzuarit

19/03/2026, 13:41
27 vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes në Paris

27 vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes në Paris

19/03/2026, 9:49
E dhimbshme; Ndërron jetë voglushi nga Podujeva, Dion Dema

E dhimbshme; Ndërron jetë voglushi nga Podujeva, Dion Dema

19/03/2026, 9:31
KosovaMed Healthcare dhuron donacion për QKMF-në e Podujevës

KosovaMed Healthcare dhuron donacion për QKMF-në e Podujevës

18/03/2026, 23:42
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv