Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje e kanë uzurpuar Kuvendin dhe po e keqpërdorin të drejtën që Kushtetuta ia njeh deputetit më të vjetër për ta drejtuar seancën.
“ E uzurpuan të drejtën për të vazhduar rrjedhën e seancës. Kanë ardhë në mënyrë të organizuar me e pengu seancën. Të vetëm punë që e ka pasë Avni Dehari, ka qenë me e hudhë në votim.
“Sot pati uzurpim partiak të Kuvendit. U keqpërdor e drejta që i takon deputetit më të vjetër, për të arritur qëllime politike”, ka thënë Krasniqi, raporton Express.
Kransiqi ka thënë se Kurti s’është as afër krijimit të shumicës dhe se këto vonesa po i shkaktojnë për të blerë kohë dhe për të bërë pazare.
Këta që s’kanë shumicë, po s’janë as afër shumicës. Të mos e mbajnë peng themelimin e institucioneve e afatet kushtetuese, por le të vijnë në seancë e të votojnë. S’mund të sillen me kaq shpërfillje. Është për keqardhje. Shpërfaqje e qartë e një fakti të pamohueshëm, këta s’kanë shumicë parlamentare dhe duan të blejnë kohë për pazare politike”, ka shtuar ai.
Në fund, Kransiqi ka thënë se edhe pas 48 orëve do të jetë e njëjta situatë dhe VV s’do të ketë shumicë.