https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Krimet serbe në Kosovë, Kurti thirrje prokurorëve: Punoni ditë e natë në ndjekje të kriminelëve

Krimet serbe në Kosovë, Kurti thirrje prokurorëve: Punoni ditë e natë në ndjekje të kriminelëve
ADVERTISEMENT

“Masakra ndaj familjes Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu është dëshmi e gjenocidit të Serbisë në Kosovë”, tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në përvjetorin e 24-të të masakrës në Podujevë.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

 Kurti teksa bëri homazhe te varrezat e 16 anëtarëve të vrarë të familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu, në Podujevë, në masakrën e kryer nga njësiti serb “Shkorpionët”, tha se ky krim dhe kjo masakër kërkon drejtësi.

“Në një ditë si kjo, ne jemi plot dhembje, mall e pikëllim për më të dashurit tanë, për këto familje, që humbën e vuajtën kaq shumë, por në të njëjtën kohë jemi krenarë për qëndresën e tyre dhe për kurajon, që po ia japin gjithë popullit tonë, tha kryeministri Kurti.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Ky krim, kjo masakër kërkon drejtësi. Si institucione të shtetit, si qytetarë të Republikës, si shqiptarë, që e duam vendin tonë, kurrë nuk do ta harrojmë borxhin, që e kemi ndaj familjeve, që dhanë gjithçka, por njëkohësisht edhe obligimin për të kërkuar drejtësi, sepse ata nuk u vranë, meqenëse e kishin mbiemrin a emrin e caktuar apo se ishin prej këtij apo atij vendi, por për shkak se ishin shqiptarë, që dëshironin të jetonin në tokën e tyre, në vendin e tyre, të lirë e në paqe, theksoi Kryeministri.

Kryeministri Kurti i bëri thirrje Prokurorisë në Kosovë, në veçanti prokurorëve në Prokurorinë Speciale, që të punojnë ditë e natë, për shkak se detyra e tyre dhe përgjegjësia jonë e përgjithshme është ndjekja e kriminelëve dhe vënia e drejtësisë.

 I pranishëm ishte edhe Enver Duriqi, të cilit në këtë masakër ia kanë vrarë 4 fëmijë të moshave 3, 5, 8 edhe 10 vjeç, bashkë me gruan dhe prindërit. Në homazhe ishin edhe fëmijët e tij të lindur pas lufte, të cilët mbajnë emrat e fëmijëve të vrarë para 24 vjetëve.

Poste të ngjashme

Pamje nga aksidenti i rëndë me fatalitet në Vranidoll

Pamje nga aksidenti i rëndë me fatalitet në Vranidoll

18/03/2026, 8:21

Aksident i rëndë në Vranidoll të Prishtinës, dyshohet për të vdekur, një motoçikletë është përplasur me mermerët që neodhen afër...

Të shtëna me armë zjarri në orët e para të mëngjesit, një person humb jetën

Aksident i rëndë në Vranidoll, dyshohet se ka vdekur një person

18/03/2026, 7:56

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prishtinë, ku një motoçiklist është përplasur me disa mermerë buzë...

Pamje nga aksidenti në Istog ku humbi jetën një person, shfaqet momenti kur makina humbi kontrollin

4 shqiptar të vdekur e një i lënduar si pasojë e rënies së skelëve në Vjenë

17/03/2026, 20:54

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në një kantier ndërtimi(Baustell) në “Bezirkun” Alsergrund të Vjenës, konkretisht në kryqëzimet e...

Gjuajtje me armë gjatë ahengut në Shtime, policia interviston të dyshuarin

IPK arreston një zyrtar policor e rekomandon suspendimin për katër zyrtarë tjerë

17/03/2026, 20:48

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës  kanë filluar të ndërmarrin veprime hetimore ndaj pesë zyrtarëve policorë të angazhuar në Njësinë për...

Vrasja në Gjakovë: I dyshuari u vetëdorëzua bashkë me armën

Vrasja në Gjakovë: I dyshuari u vetëdorëzua bashkë me armën

17/03/2026, 8:43

Nexhdet Zymberaj, i dyshuari për vrasjen që ndodhi dje në Gjakovë, është vetëdorëzuar në polici. Sipas njoftimit, ai në stacionin...

Lajmi i fundit

Pamje nga aksidenti i rëndë me fatalitet në Vranidoll

Pamje nga aksidenti i rëndë me fatalitet në Vranidoll

18/03/2026, 8:21
Të shtëna me armë zjarri në orët e para të mëngjesit, një person humb jetën

Aksident i rëndë në Vranidoll, dyshohet se ka vdekur një person

18/03/2026, 7:56
Pamje nga aksidenti në Istog ku humbi jetën një person, shfaqet momenti kur makina humbi kontrollin

4 shqiptar të vdekur e një i lënduar si pasojë e rënies së skelëve në Vjenë

17/03/2026, 20:54
Gjuajtje me armë gjatë ahengut në Shtime, policia interviston të dyshuarin

IPK arreston një zyrtar policor e rekomandon suspendimin për katër zyrtarë tjerë

17/03/2026, 20:48
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv