Partia Demokratike e Kosovës (PDK) filloi mbledhjen e saj të rregullt të Kryesisë, ku një nga pikat kryesore të rendit të ditës është propozimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për formimin e një qeverie nacionale të tranzicionit.
Mediat janë lejuar të marrin pamje vetëm në fillim të takimit, ndërsa pjesa tjetër e mbledhjes po zhvillohet pa praninë e tyre.
PDK ka njoftuar se qëndrimi zyrtar i partisë do të bëhet i ditur përmes një komunikate për media pas përfundimit të mbledhjes.