Sot në shënimin e 26 vjetorit të rënies së heroit të kombit, Besnik Restelica, kemi bërë homazhe dhe kemi vendosur lule pranë varrit të tij, bashkë me nënkryetaren, deputetë, drejtorë, asamblistë, familjarë të heroit dhe qytetarë, për të nderuar jetën dhe veprën e Besnikut.
Besniku nuk kishte vetëm emrin besnik, Besniku ishte edhe besnik i lirisë, besnik i shokëve, besnik i atdheut të tij, besnik në të gjitha dimensionet jetësore.
Teksa kujtojmë heroin Besnik Restelica, le të ripërtijmë punën dhe përkushtimin ndaj vlerave për të cilat ata luftuan, le të nderojmë kujtimin për ta duke punuar e ndërtuar një të ardhme më të mirë për brezat tanë dhe brezat e ardhshëm.
Lavdi jetës dhe veprës së heroit të kombit, Besnik Restelica!
Lavdi të gjithë dëshmorëve, heronjve dhe martirëve të kombit!








