Kryetari i Komunes se Podujeves sot ka pritur në takim Zëvendëskryeministren, njëherit Ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporë, znj. Donika Gërvalla.
Me znj. Gërvalla kemi diskutuar për tema të ndryshme të aktualitetit politik, por edhe çështje që ndërlidhen me punën tonë në përditshmëri si investimet e huaja potenciale në qytetin e Podujevës, krijimin e urave të bashkëpunimit mes bizneseve tona me diasporën dhe shtetet e tjera, si dhe për Zonën Industriale që tash është themeluar e mundësitë që ofrojmë për bizneset prodhuese vendore e të huaja.
E falënderoj znj. Gërvalla për vizitën dhe mbështetjen,shkruan Bulliqi