Kemi zhvilluar takim me kryeshefin e KRM “Pastrimi”, z. Petrit Reçica dhe me kryeshefin e kompanisë për menaxhimin e deponive në Kosovë, z. Dardan Velija dhe bashkëpunëtorët e tyre.
Në takim u diskutua për menaxhimin e mbeturinave dhe përmirësimin e shërbimeve në këtë fushë.
Çështjet e tjera të diskutimit në takim ishin përmirësimi i infrastrukturës për mbledhjen, transportin dhe trajtimin e mbeturinave në mënyrë efikase dhe të qëndrueshme, promovimi i inovacionit dhe teknologjive të reja për menaxhimin sa më efikas të mbeturinave, si dhe përmirësimi i shërbimeve të mbledhjes dhe riciklimit të mbeturinave.