Bashkë me Drejtorin e Arsimit, Avni Fetahu, kemi përcjellur punimet në ndërtimin e objektit të ri të shkollës së mesme ekonomike, e cila po ndërtohet në afërsi të dy shkollave të tjera të mesme.
Ky projekt i rëndësishëm do të ofrojë kushte moderne për nxënësit dhe mësimdhënësit, duke përmirësuar infrastrukturën arsimore.
Do të vazhdojmë të ndjekim nga afër ecurinë e punimeve, me synimin që shkolla të përfundojë në afatin e paraparë dhe të jetë gati për të pritur nxënësit në ambientet e saj të reja.