Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka shprehur ngushëllimet e tij të thella për ndarjen nga jeta të mikut të tij dhe veprimtarit të çështjes kombëtare, Nazmi Halimi.
“Nazmiu do të mbahet mend për përkushtimin e tij ndaj vendit dhe njerëzve, si një model për gjeneratat e reja. Puna dhe kontributi i tij në institucione ishte dëshmi e qasjes së tij serioze për të ndihmuar në ndërtimin e institucioneve tona dhe përmirësimin e shërbimeve publike,” ka theksuar Kryetari Bulliqi në një mesazh ngushëllimi.
Nazmi Halimi, i njohur për përkushtimin e tij në shërbim të vendit, ka lënë pas një trashëgimi të rëndësishme në çështjet kombëtare dhe në ndërtimin e institucioneve të Kosovës. Kryetari Bulliqi ka ofruar ngushëllimet e tij më të sinqerta për familjen, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën dhe bashkëpunuan me të.
Ndarja nga jeta e Nazmi Halimit është një humbje e madhe për komunitetin dhe për të gjithë ata që e vlerësonin përkushtimin e tij.
Postimi i tij i plotë
Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të mikut tim Nazmi Halimit, veprimtarit të dalluar të çështjes kombëtare. Puna dhe kontributi i tij në institucione ishte dëshmi e qasjes së tij serioze për të ndihmuar në ndërtimin e institucioneve tona dhe përmirësimin e shërbimeve publike.
Nazmiu do të mbahet mend për përkushtimin e tij ndaj vendit dhe njerëzve, si një model për gjeneratat e reja.
Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën dhe bashkëpunuan me të!