Bashkë me Ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë Rozeta Hajdari, kolegët kryetarë të komunave të regjionit të Prishtinës dhe përfaqësues nga KIESA u takuam dhe bashkëbiseduam me biznese industriale vendore, në këtë takim u prezantua edhe Strategjia për Zhvillimin Industrial dhe mbështetjen për bizneset.
Si komuna e mirëpresimin hartimin e kësaj strategjie, e cila do të jetë orientim për zbatimin e politikave në zhvillimin industrial të Kosovës. Para të pranishmëve fola për resurset natyrore që gëzon Podujeva dhe mundësitë që ofron komuna për investitorët potencialë për zhvillimin e afarizmit të tyre.
Strategjia e re krijon mekanzima që tërheqë investitorë dhe lehtëson procedurat administrative për zhvillimin e bizneseve industriale në vendin tonë, andaj edhe jemi të lumtur për hartimin e saj.