https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Kryetari Bulliqi paraqiti raportin e punës për vitin 2022 në Kuvendin Komunal (Video)

Kryetari Bulliqi paraqiti raportin e punës për vitin 2022 në Kuvendin Komunal (Video)
https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/
Kuvendi i Komunës së Podujevës, ka mbajtur mbledhjen e rregullt, të cilën e udhëhoqi kryesuesi i Kuvendit, Hilmi Hoxha, e ku ishte i pranishëm edhe kryetari Komunës, Shpejtim Bulliqi, nënkryetarja Marigona Lahu, drejtorët e drejtorive, përfaqësues të KFOR-it dhe media.
Fillimisht anëtari i kuvendit nga radhët e “Lëvizjes Vetëvendosje!”, Ragip Fetahu, propozoi për rend dite të përfshihet që “5 maji – dita e dëshmorëve, të jetë ditë pushimi në Komunën e Podujevës”, propozimin e kësaj pike e dha mbi arsyeshmërinë e kërkesës nga organizatat e dala nga lufta e UCK-së, me qëllim që fëmijët e dëshmorëve me 5 maj maj të kenë mundësi të vizitojnë vendet, varret e dëshmorëve dhe të njoftohen më tepër për historinë e lavdishme të popullit tonë.
Ndërsa anëtari nga radhët e “Ballit Kombëtar Demokrat” Gazmend Islami, propozoi të përfshihet si pikë e rendit të ditës “Themelimi i zyres apo drejtorisë për investime kapitale nga jashtë në Komunën e Podujevës”.
Pikat e propozuara nga anëtarët e kuvendit u votuan dhe u përfshinë në rend dite.
Në këtë mbledhje kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi, paraqiti raportin e punës së ekzekutivit komunal për vitin 2022 dhe projekteve të cilat janë realizuar në kuadër të secilës drejtori komunale.
Kryetari Bulliqi për secilën drejtori paraqiti projektet e realizuara përgjatë viit 2022, ku ndër më të rëndësishmet ishin: fillimi i ndërtimit të urgjencës së qytetit, ndërtimi i shkollave të reja në Obrançë dhe Lluga dhe investime të tjera nga fusha e urbanizmit, kulturës dhe bujqësisë.
Pas paraqitjes së raportit të punës nga kryetari, anëtarët e subjekteve të ndryshme diskutuan, kritikuan dhe lavdëruan punën e ekzekutivit.
Gjatë mbledhjes së sotme u miratuan Procesverbalet nga mbledhjet e Kuvendit të Komunës,të mbajtura më; 31 janar 2023; 14 shkurt 2023; 17 shkurt 2023; 06 mars 2023 dhe 10 mars 2023, Propozim Plani i Punës së Kuvendit të Komunës për vitin 2023 – Raporti nga diskutimet publike, Propozim Vendimi për vënie në diskutim publik të Draft Planit të Integritetit për Komunën e Podujevës 2023-2027, Propozim Programi trevjeçar i banimit 2023-2025 – Raporti nga diskutimi publik / Debati Publik lidhur me programin tre vjeçar të banimit 2023-2025, Propozim Plani i Punës së Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi 2023 dhe Kërkesa nga Qendra Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur për përkrahje që Lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol përkujtimor i gjenocidit serb në Republikën e Kosovës.
Ndërsa, pika “Themelimi i zyres apo drejtorisë për investime kapitale nga jashtë në Komunën e Podujevës”, e propozuar nga anëtari i “Ballit kombëtar Demokrat” Gazmend Islamni, mori mbështetjen nga kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi, i cili u zotua para asamblistëve që në të ardhmen e afërt, do të bëj themelimin e një zyre përbrenda Drejtorisë së Planifikimit dhe Zhvillimit Ekonomik duke angazhuar përfaqësues të denjë të fushës së ekonomisë dhe komunikimit me akterë të jashtëm për rritjen e investimeve kapitale në Komunën e Podujevës. Kjo pikë e rendit të ditës u mbështet edhe nga anëtarët e kuvendit.
Propozimi i pikës “5 maji- dita e dëshmorëve të jetë ditë pushimi në Komunën e Podujevës”, nga anëtari Ragip Fetahu, pas një diskutimi të gjatë mes anëtarëve të asamblesë me propozimin e kryetarit të Komunës, Shpejtim Bulliqi, u arrit dakordim që kjo pikë e rendit të ditës të bartet në mbledhjet e ardhshme me qëllim të konsolidimit dhe harmonizimit të qëndrimeve nga anëtarët e kuvendit, si dhe procedurave ligjore për ndryshimin e statutit të komunës.
Në pikën “Të Ndryshme” asamblistët shtruan pyetje të ndryshme për drejtorë të drejtorive, ku edhe gjetën përgjigje për secilën çështje të ngritur.
Video —   https://www.youtube.com/watch?v=VqWtKaBJT5Q&t=4709s

Poste të ngjashme

EXIT-POLL-i i UBO-s, kjo është partia fituese në zgjedhjet e 28 dhjetorit

EXIT-POLL-i i UBO-s, kjo është partia fituese në zgjedhjet e 28 dhjetorit

28/12/2025, 19:05

Lëvizja Vetëvendosje ka dalë fituese e zgjedhjeve të 28 dhjetorit sipas EXIT-POLL-it të “UBO Consulting”. I shfaqur në RTV Dukagjini,...

“E kreva obligimin ndaj perenisë, tash erdha me votu”: Nga xhamia, qytetari i Podujevës shkon në qendër të votimit

“E kreva obligimin ndaj perenisë, tash erdha me votu”: Nga xhamia, qytetari i Podujevës shkon në qendër të votimit

28/12/2025, 8:00

Qazim Latifi ishte një nga qytetarët e parë në Podujevë, që shfrytëzoi të drejtën e votës. Ai ka thënë se...

Kanosi me sëpatë zyrtarët komunal në Shtime, arrestohet i dyshuari

Kanosi me sëpatë zyrtarët komunal në Shtime, arrestohet i dyshuari

27/12/2025, 9:28

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar, pasi i njëjti ka kanosur zyrtarët komunalë në Komunën e Shtimes, derisa...

Rrahje në qendër të Podujevës

Rrahje në qendër të Podujevës

26/12/2025, 22:11

Një përleshje fizike ka ndodhur mbrëmjen e sotme, në qendër të Podujevës. IndeksOnline raporton se disa persona janë rrahur ndërmjet...

Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi për ndërtimin e palestrës multisportive në Podujevë

Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi për ndërtimin e palestrës multisportive në Podujevë

26/12/2025, 19:18

  Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi dhe Sekretari i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Bislim Bislimi, kanë nënshkruar një...

Lajmi i fundit

EXIT-POLL-i i UBO-s, kjo është partia fituese në zgjedhjet e 28 dhjetorit

EXIT-POLL-i i UBO-s, kjo është partia fituese në zgjedhjet e 28 dhjetorit

28/12/2025, 19:05
“E kreva obligimin ndaj perenisë, tash erdha me votu”: Nga xhamia, qytetari i Podujevës shkon në qendër të votimit

“E kreva obligimin ndaj perenisë, tash erdha me votu”: Nga xhamia, qytetari i Podujevës shkon në qendër të votimit

28/12/2025, 8:00
Kanosi me sëpatë zyrtarët komunal në Shtime, arrestohet i dyshuari

Kanosi me sëpatë zyrtarët komunal në Shtime, arrestohet i dyshuari

27/12/2025, 9:28
Rrahje në qendër të Podujevës

Rrahje në qendër të Podujevës

26/12/2025, 22:11
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv