Kryetari Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, i shoqëruar nga drejtori i Drejtorisë së Planifikimit dhe Zhvillimit Ekonomik, Vigan Salihu, kanë përcjellur nga afër mbarëvajtjen e korrje-shirjeve të grurit tek Vëllëzërit Sejdiu, të cilët këtë vit kanë mbjellur 156 hektarë grurë.
Kryetari Bulliqi theksoi që falë rritjes së mbështetjes me subvencione nga ana e Qeverisë së Kosovës, sivjet në komunën e Podujevës ka sipërfaqe më shumë të mbjellur në krahasim me vitet e kaluara.
“Rendimenti i grurit sivjet është pak më dobët për shkak të kushteve atmosferike, por megjithatë puna e madhe e fermerëve është e jashtëzakonshme, duke i mbushur mullinjtë dhe sofrat tona me bukë.
Punë të mbarë të gjithë fermerëve!”
përfundoi kryetari Bulliqi.
25.07.2023, Podujevë
Zyra për Marrëdhënie me Publikun dhe Informim