Bashkë me Drejtorin e Arsimit, Avni Fetahu, patëm kënaqësinë të presim në Zyrë disa nga ish-nxënësit e Gjimnazit “Aleksandër Xhuvani” dhe Shkollës Teknike “Fan S. Noli”, të shoqëruar nga drejtori i gjimnazit, Naim Raçi.
Këta të rinj të shkëlqyer kanë arritur rezultate të jashtëzakonshme në konkursin për pranimin e studentëve në Universitetin e Prishtinës, duke u renditur të parët në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore, Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, dhe Fakultetin e Arkitekturës.
I përgëzova për suksesin e tyre shembullor dhe u dëshirova suksese të mëtejshme gjatë studimeve. Jam krenar për punën e palodhshme të mësimdhënësve dhe drejtorëve të shkollave tona, si dhe për përkushtimin e këtyre të rinjve që e bëjnë Podujevën tonë krenare!