Kryetari i Komunës së Podujeves, Shpejtim Bulliqi sot ka pritur në takim Gjeneral-majorin amerikan nga Iowa, Timothy E. Orr.
Gjeneralin Orr e informova se kemi filluar procesin e binjakëzimit të Komunës së Podujevës me Komunën Ames (të Iowas), proces i nisur me kryetarin e saj, z. John Haila, gjatë një vizite që isha në Amerikë në vitin 2023.
Gjeneralit Orvv i shpreha mirënjohje dhe falënderim për bashkëpunimin e deritashëm dhe me entuziazëm presim që të vazhdohet ky bashkëpunim, i cili bazohet në vlera të përbashkëta për zhvillim dhe mirëqenie të qytetarëve tanë.
Gjeneral-majorin amerikan, Timothy E. Orr e falënderova edhe për ndihmën e madhe që shteti amerikan e ka dhënë për Kosovën para dhe gjatë luftës dhe po ashtu pas luftës në shtetndërtimin e Kosovës dhe forcimin e subjektivitetit të shtetit tonë.







