Me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë, duke ju dëshiruar agjërim të lehtë dhe të pranuar.
Në mesazhin e tij, kryetari Bulliqi theksoi rëndësinë e këtij muaji si periudhë sakrifice, mëshire dhe devotshmërie, duke e cilësuar atë si një mundësi të veçantë për pastrim shpirtëror, forcim të besimit dhe përkujdesje ndaj njëri-tjetrit.
“Le të jetë Ramazani kohë reflektimi, solidariteti dhe mirësie, duke na bashkuar në vlera të larta humane e shpirtërore,” u shpreh kryetari Bulliqi në urimin e tij.
Në përfundim, ai uroi që Zoti t’i pranojë lutjet dhe veprat e mira të të gjithë besimtarëve, duke sjellë paqe, begati dhe lumturi në familjet e tyre.