Kryetari Bulliqi zhvilloi vizitë në KBI për të uruar Kryetarin Mensur Hoti për mandatin e ri
Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi, i shoqëruar nga anëtarët e ekzekutivit ka vizituar sot Këshillin e Bashkësisë Islame në Podujevë, për ta uruar kryetarin Mensur Hoti për rizgjedhjen në krye të këtij institucioni.
Gjatë vizitës kryetari Bulliqi i uroi kryesinë e Këshillit të Bashkësisë Islame në Podujevë Muajin e Shenjtë të Ramazanit, duke ju uruar agjërim të lehtë e të pranuar tek Zoti.
Kryetari Bulliqi shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar institucionet duke kontribuar në rritjen e tolerancës fetare. Ndërsa, kryetari i rizgjedhur i KBI, Mensur Hoti i falënderoi kryetarin Bulliqi dhe drejtorët për vizitën, si dhe i siguroi se bashkëpunimi i mirë i deritanishëm i KBI me institucionet lokale veçse do të thellohet në interes të përgjithshëm.







