https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Kryetari i Shoqatës së Pensionistëve: Asnjë euro s’e kemi marrë nga Qeveria, Kurti s’pranon të na takojë

Kryetari i Shoqatës së Pensionistëve: Asnjë euro s’e kemi marrë nga Qeveria, Kurti s’pranon të na takojë
Share on FacebookShare on Twitter
ADVERTISEMENT

Kryetari i Shoqatës së Pensionistëve të Kosovës, Nijazi Gashi, ka thënë se Qeveria e Kosovës vitin e kaluar nuk i ka mbështetur pensionistët financiarisht.

Ai madje ka thënë se shumë herë kanë kërkuar takim me kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin e Financave, mirëpo asnjëherë nuk u janë përgjigjur shkresave të tyre edhe pse kanë përdorur edhe lidhje private.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Gashi thotë se gjendja e tyre është shumë e keqe dhe se Qeveria tash e gjashtë vjet i’u ka mbet borxh pensionerëve duke e përdorur fondin e tyre për nevoja të tjera.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Ai më tej thotë se gjatë vitit të kaluar kanë dërguar mbi 15 shkresa për të kërkuar takim, mirëpo vetëm sekretari në Ministrinë e Financave i ka vizatuar njëherë e nga i cili kanë marrë vetëm premtime verbale.

“Gjendja e Pensionistëve të Kosovës është shumë keq. Përkundër insistimeve tona, të pa reshtura të një pas njëshme, të mënyrës normale të mënyrës morale, nganjëherë duke u munduar me përdor edhe lidhje private ne nuk kemi mundur me realizua kontakt as me Kryeministrin as Ministrin”, thotë ai.

“Kërkesa jonë që ja kemi adresua Qeverisë është që të informojmë mbi problemet me të cilat ballafaqohen të gjithë të moshuarit e Kosovës që e quajmë të moshës së tretë, të gjithë personat që janë mbi 65 vjet në një formë apo në një tjetër ata janë të pensionuar apo pensionistë. Ata ndahen në pensionistë bazik që janë me nga 100 të ardhura në muaj dhe ata kontribut pagues të cilët kanë një stazh të përvojës së punës dhe marrin komformë një ndarje që edhe ajo nuk është adekuate dhe reale. Kjo nuk i ka bërë këtë kurrë dhe ju ka borxh tash e 6 vite pensionerëve duke e përdorur fondin e të ardhurave për pensionerët për nevoja tjera”.

Ai thotë se paraqitja çdo 6 muaj në Ministrinë e Mirëqenies Sociale po u shkakton shumë probleme për faktin se ka prej atyre që janë me probleme shëndetësore.

“Me Kryeministrin i kemi dërgua disa shkresa por meqë e kemi pa që kanë hasë në vesh shurdhër, atëherë kemi kërkua Ministrin së paku zotin Hekuran Murati dhe ne i kemi thirrjet me telefon dhe i kemi shkresat me e-mail që janë sigurisht përmbi 15 herë që kemi provuar me pas kontakt me ata dhe nuk kemi arrit. Për fat të mirë është gjetur sekretari i përgjithshëm në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve zoti Enis Spahiu i cili më ka pranuar dy herë në takim dhe një herë më ka vizitua këtu në zyrë”.

“Klubet futbollistike, klubet e sportet të gjitha janë OJQ-ja, dhe marrin me miliona euro mbështetje financiare nga Qeveria, kurse për lidhjen e pensionerëve të Kosovës nuk gjendet një euro, një euro nuk e kemi marrë prej Qeverisë së Kosovës, nuk e di ku ka me shkuar ma keq”, shtoi ai./EO

Poste të ngjashme

Eliminimi i deponive ilegale, Lushtaku: Kushdo që hedh mbeturina do përballet me masa të rrepta

Eliminimi i deponive ilegale, Lushtaku: Kushdo që hedh mbeturina do përballet me masa të rrepta

29/04/2026, 15:24

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku ka njoftuar se aksioni për eliminimin e deponive ilegale po zhvillohet me vendosmëri në çdo...

Radoniqi: Procesi i numërimit të votave mund të zgjasë deri në dy javë

Radoniqi: Kërkuam që zgjedhjet të mbahen sa më vonë, na duhet kohë!

29/04/2026, 13:57

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi ka deklaruar se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka kërkuar ushtrueses së detyrës së presidentes,...

Vdekja e punëtorit në Pejë, Prokuroria nis hetimet

Vdekja e punëtorit në Pejë, Prokuroria nis hetimet

29/04/2026, 13:45

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Gllaviçicë të Pejës, ku një person e ka humbur jetën në...

Zgjedhjet e parakohshme, Haxhiu e pret në takim Radoniqin

KQZ kërkon 7 qershorin si datë të zgjedhjeve

29/04/2026, 13:43

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka kërkuar 7 qershorin, si datë për mbajtjen e zgjedhjeve. Klan Kosova ka mësuar se kjo...

Limaj sërish në PDK? Musliu: Nëse ka vullnet duhet të ofrohet

Limaj sërish në PDK? Musliu: Nëse ka vullnet duhet të ofrohet

29/04/2026, 13:42

Ish-deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka folur për mundësinë e rikthimit të Fatmir Limajt në këtë parti. Ajo theksoi se...

Lajmi i fundit

Eliminimi i deponive ilegale, Lushtaku: Kushdo që hedh mbeturina do përballet me masa të rrepta

Eliminimi i deponive ilegale, Lushtaku: Kushdo që hedh mbeturina do përballet me masa të rrepta

29/04/2026, 15:24
Radoniqi: Procesi i numërimit të votave mund të zgjasë deri në dy javë

Radoniqi: Kërkuam që zgjedhjet të mbahen sa më vonë, na duhet kohë!

29/04/2026, 13:57
Vdekja e punëtorit në Pejë, Prokuroria nis hetimet

Vdekja e punëtorit në Pejë, Prokuroria nis hetimet

29/04/2026, 13:45
Zgjedhjet e parakohshme, Haxhiu e pret në takim Radoniqin

KQZ kërkon 7 qershorin si datë të zgjedhjeve

29/04/2026, 13:43
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv