Kryetari bëri homazhe në 28-vjetorin e rënies së heronjve Pajaziti, Zejnullahu dhe Hoxha
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, bashkë me deputetë, shoqata të dala nga lufta e UÇK-së, familje të dëshmorëve, anëtarë të ekzekutivit, asamblistë dhe qytetarë ka bërë homazhe dhe kanë vendosur lule të freskëta në nderim të heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Endmond Hoxha.
Në 28-vjetorin e rënies së tre hernjve, delegacioni komunal i kryesuar nga Kryetari Bulliqi filloi homazhet në Kompleksin Memorial “Zahir Pajaziti” në Orllan, e ku i pranishëm ishte edhe Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca.
Delegacioni komunal me pas vazhduoi homazhet në Kompleksin “Baza e Parë e UÇK-së” në Lladoc, pastaj në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Penuhë dhe në fudn pranë shtatoreve “Katër Dëshmorët” në qytet.
Kryetari Bulliqi shprehu nderimet më të larta për komandantin Pajaziti, hernjotë Zejnullahu e Hoxha dhe të gjithëdëshmorët e rënë për lirinë e vendit.
“Ata dhanë jetën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, duke u bërë frymëzim për brezat që do të vijnë. Është detyrim i yni ta ruajmë dhe ta nderojmë kujtimin e tyre me përgjegjësi e punë të mira për Kosovën. Lavdi heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha! Lavdi heronjve dhe të gjithë dëshmorëve të kombit!”, tha kryetari Bulliqi.
31.01.2025, Podujevë
Zyra për Marrëdhënie me Publikun dhe Informim