KF Llapi siguron finalen e Kupës së Kosovës – Kryetari Shpejtim Bulliqi uron ekipin për suksesin e merituar
Pas fitores së dytë ndaj KF Drenicës, klubi futbollistik KF Llapi ka siguruar kualifikimin në finalen e Kupës së Kosovës, duke vazhduar kështu suksesin dhe përfaqësimin dinjitoz të qytetit të Podujevës në futbollin vendor.
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka uruar ekipin për këtë arritje të rëndësishme, duke shprehur krenarinë dhe përkrahjen e pakushtëzuar për klubin:
“Me fitoren e dytë ndaj Drenicës, klubi ynë i zemrës, KF Llapi, siguron kualifikimin në finalen e Kupës së Kosovës. Urime për këtë sukses futbollistëve, stafit teknik dhe tifozerisë llapjane! Jeni krenaria jonë!”, ka deklaruar kryetari Bulliqi.
Ky sukses është një dëshmi e punës së palodhshme të klubit, përkushtimit të lojtarëve dhe mbështetjes së vazhdueshme nga tifozët dhe qytetarët e Podujevës.
Finalja e madhe e Kupës pritet me entuziazëm të madh në qytet, ndërsa Komuna e Podujevës shpreh përkrahjen e saj të plotë për ekipin në rrugëtimin drejt trofeut.