Gjatë ditës së sotme kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova pritet të mbajë një konferencë shtypi.
Mirëpo kjo vizitë nuk është mirëpritur nga OVL e UÇK-së, të cilët janë duke zhvilluar protestë kundër kryetares Trendafilova.
Protesta është duke u zhvilluar para një hoteli luksoz, në lagjen Marigona, aty edhe ku po qëndron Trendafilova.