https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Kur do të publikohet aktgjykimi i Gjykatës Kushtetueses

Kur do të publikohet aktgjykimi i Gjykatës Kushtetueses
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata Kushtetuese nuk ka një afat të caktuar brenda të cilit duhet të publikojë aktgjykimet, madje as kur vendimmarrja dihet. Nga Kushtetuesja nuk kanë treguar për Radio Kosovën se kur mund të publikohet aktgjykimi përkitazi me kërkesën e PDK-se dhe asaj të LDK-së. Ndërsa, njohësit e çështjeve kushtetuese thonë se kjo mund të ndodhë brenda 10 ditësh, pas publikimit të njoftimit.   

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Gjykata Kushtetuese, të premten e 8 gushtit publikoi njoftimin e vendimmarrjes përkitazi me kërkesën e PDK-se dhe asaj të LDK-së, për vlerësimin e kushtetutshmërisë së vazhdimeve të seancës konstituive të Kuvendit, të drejtuara nga kryesuesi, që vjen nga Vetëvendosje, Avni Dehari.

Kushtetuesja njoftoi se ka vendosur që deputetët duhet të zgjedhin kreun e Kuvendit të Kosovës përmes votimit të hapur, brenda 30 ditësh dhe se një kandidat për kryeparlamentar mund të votohet vetëm deri në tri herë.

Aktgjykimi i cili ende nuk është publikuar do të hyjë në fuqi në ditën e publikimit nga Kushtetuesja, e pas kësaj mund të thirret vazhdimi i seancës konstituive.

Radio Kosova ka pyetur Gjykatën Kushtetuese se kur pritet të publikohet aktgjykimi lidhur me kërkesën e PDK-së dhe asaj të LDK-së, por nga ky institucion deri tani nuk kanë kthyer përgjigje.

Njohësi i çështjeve kushtetuese, Gëzim Shala, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, thotë se nuk ka një afat të caktuar për publikimin e aktgjykimit.

ADVERTISEMENT

“Për sa i përket periudhës kohore në mes të njoftimit deri tek aktgjykimi nuk ka një afat specifik, se brenda sa ditësh duhet të publikohet. Një afat i tillë nuk është i caktuar as me Rregulloren e punës e as me Ligjin për Gjykatën Kushtetuese. Mirëpo, supozohet se aktgjykimet do të nxirren brenda një afati të arsyeshëm. Prej praktikës, në shumicën e rasteve periudha në mes të njoftimit dhe publikimit të aktgjykimit zgjat 5 deri në 10 ditë”, tha ai.

Profesori i çështjeve juridike, Mazllum Baraliu po ashtu thotë se nuk ka një afat strikt për publikimin e aktgjykimeve. Sipas tij, bazuar në njoftimin e 8 gushtit, aktgjykimi që pritet të publikohet nga Kushtetuesja ka përgjigje në çështjet kryesore të ngritura nga PDK-ja e LDK-ja.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Ka përgjigje në pyetjet kryesore të ngritura nga dy partitë e që kanë të bëjnë me konstituimin e kuvendit. Është momenti i fundit që të reflektojnë të gjithë dhe të votojnë kryetarin në ato korniza që ka përcaktuar gjykata dhe ta përfundojnë brenda 30 ditësh çështjen e konstituimit. Ne jemi në një krizë të thellë e paralizë institucionale dhe çdo veprim ndryshe mund të jetë fatal”, tha ai.

Nga 15 prilli kur filloi seanca konstituive e kuvendit e deri më 26 korrik, janë mbajtur 54 vazhdime të seancës, ku deputetët dështuan që ta konstituonin legjislaturën e re të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Poste të ngjashme

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Aksident me disa të lënduar në rrugën Prishtinë–Podujevë

22/05/2026, 17:29

Në pasditen e sotme në rrugën Prishtinë-Podujevë ka ndodhur një aksident ku kanë mbetur të lënduar tre persona. Këtë e...

Deri në 12 orë pritje në Onkologji për kimioterapi

Klinika e Onkologjisë punon vetëm ditën, Kurtishi: Mëngjesi ka më shumë fluks të pacientëve

22/05/2026, 7:18

Klinika e Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), punon vetëm gjatë ditës. Kështu ka bërë të ditur për...

Shtylla bie mbi veturë në rrugën Prishtinë-Pejë

Shtylla bie mbi veturë në rrugën Prishtinë-Pejë

21/05/2026, 15:14

Një shtyllë ka rënë mbi një veturë këtë të enjte në magjistralen Prishtinë-Pejë, konkretisht te Parku Industrial në Drenas. Sipas...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Ngrihen 18 pronat në vlerë të 1 milion euro në Prizren, që u bartën me dallavere

21/05/2026, 14:51

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar nga Gjykata caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh, ndaj të...

Hapet Zyra Sektoriale Policore në Studençan të Suharekës

Hapet Zyra Sektoriale Policore në Studençan të Suharekës

21/05/2026, 14:44

Në fshatin Studençan të Suharekës, sot është bërë hapja zyrtare e Zyrës Sektoriale Policore, në një ceremoni ku morën pjesë...

Lajmi i fundit

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Aksident me disa të lënduar në rrugën Prishtinë–Podujevë

22/05/2026, 17:29
Deri në 12 orë pritje në Onkologji për kimioterapi

Klinika e Onkologjisë punon vetëm ditën, Kurtishi: Mëngjesi ka më shumë fluks të pacientëve

22/05/2026, 7:18
Shtylla bie mbi veturë në rrugën Prishtinë-Pejë

Shtylla bie mbi veturë në rrugën Prishtinë-Pejë

21/05/2026, 15:14
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Ngrihen 18 pronat në vlerë të 1 milion euro në Prizren, që u bartën me dallavere

21/05/2026, 14:51
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv