https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Kurt flet me Beçiroviç-in dhe Komshiç-in për ndikimet e jashtme keqdashëse

Kurt flet me Beçiroviç-in dhe Komshiç-in për ndikimet e jashtme keqdashëse

Nën kritikat e ultra-nacionalistit Dodik, kryeministri Kurti është takuar në Sarajevë me anëtarin boshnjak dhe atë kroat të presidencës trepalëshe (boshnjake, kroate dhe serbe) të Bosnje e Hercegovinës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë takimeve të ndara që pasur në Sarajevë, fillimisht me Denis Beçiroviç-in, anëtarin boshnjak të Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, njëherësh Kryetarin e Presidencës dhe Zheljko Komshiç-in, anëtarin kroat të presidencës së BeH-së, ka folur, ndër të tjera, për zhvillimet e fundit në vendet respektive dhe në rajon ndikimet e jashtme keqdashëse.

Kurti, vizita e të cilit u kundërshtua ashpër nga Presidenti ultra-nacionalist i Republikës Srpska – entiteti serb në BeH – Millorad Dodik, në të dy takimet e njëpasnjëshme në ndërtesën e presidencës, ka biseduar për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe mënyrat për të rritur bashkëpunimin tregtar, me ç’rast u shqyrtua mundësia e organizimit të një forumi të përbashkët ekonomik, dhe për të shtuar shkëmbimet në kulturë dhe edukim.

Kreu i ekzekutivit, siç njofton zyra e kryeministrit, theksoi se njoftimi i Qeverisës së Kosovës, sipas së cilit nga 1 janari i vitit të ardhshëm, pra më pak se një muaj, qytetarët e BeH-së do të mund të udhëtojnë drejt Kosovës me letërnjoftime, do të kontribuojë shumë në rritjen e bashkëpunimit dhe miqësisë ndërmjet dy vendeve.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Gjithashtu, theksoi rëndësinë që edhe BeH-ja të ratifikojë marrëveshjen e mobilitetit për lëvizje të lirë e dalë nga Procesi i Berlinit, në mënyrë që përfitimet nga lëvizja e lirë të jenë të dyanshme, e cila po bllokohet nga RS-ja – përmes vetos.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

 

Gjatë takimeve, bëhet me dije se u diskutua edhe për zhvillimet e fundit në vendet respektive dhe në rajon, dhe për rëndësinë e bashkëpunimit rajonal veçanërisht në kuadër të Procesit të Berlinit me qëllim integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian dhe në përballje me ndikimet e jashtme keqdashëse.

ADVERTISEMENT

Kurti ka falënderuar Beçiroviç-in dhe Komshiç-in për mikpritjen në Sarajevë dhe bisedën e hapur dhe produktive.

Ndaj kryeministrit, gjithmonë sipas njoftimit, u shpreh mirënjohje për reagimin e shpejtë dhe ndihmën financiare që Kosova i kishte dhënë në përballje me përmbytjet tragjike në BeH gjatë muajit tetor, dhe për shpalljen e 11 Korrikut si Ditë Përkujtimore të Gjenocidit të Bosnje dhe Hercegovinës.

Pas takimeve në Presidencës, kryeministri do të vijojë vizitën me takime në Këshillin e Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Poste të ngjashme

Numërohen votat, këta do të jenë deputetët e legjislaturës së 10-të të Kuvendit të Kosovës

Kur pritet të thirret seanca e Kuvendit?

03/02/2026, 20:44

Vullnet Bugaqku nga KDI ka deklaruar se thirrja e seancës konstituive të Kuvendit varet nga afatet ligjore pas vendimit të...

E konfirmon Policia: Valon Ademi e grushtoi Sokol Havollin

E konfirmon Policia: Valon Ademi e grushtoi Sokol Havollin

03/02/2026, 20:34

Policia e Kosovës ka konfirmuar se biznesmeni kosovar Valon Ademi dhe Drejtori i Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës, Sokol...

Hetimet për dallaveret me vota, jep detaje kryesuesi komunal zgjedhor në Podujevë

Hetimet për dallaveret me vota, jep detaje kryesuesi komunal zgjedhor në Podujevë

03/02/2026, 9:29

Prokuroria Themelore në Prishtinë e ka autorizuar Policinë që të nis mbledhjen e provave lidhur me dyshimet për numërimin e...

Zëdhënësi i Komunës: “2023 do të jetë vit i projekteve të mëdha në Podujevë” – Këto janë projektet

Kjo është drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport në Podujevë

03/02/2026, 9:24

  Valbona Ibishi-Azemi emërohet Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi, e ka emëruar Valbona Ibishi – Azemin drejtoreshë në Drejtorinë për...

Pas konferncës për media të Hysenit të LDK-së, reagon LVV-ja në Podujevë

LDK prish koalicionin me VV-në në Mitrovicë

02/02/2026, 21:37

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka vendosur të prishë koalicionin qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje (VV) në Komunën e Mitrovicës së...

Lajmi i fundit

Numërohen votat, këta do të jenë deputetët e legjislaturës së 10-të të Kuvendit të Kosovës

Kur pritet të thirret seanca e Kuvendit?

03/02/2026, 20:44
E konfirmon Policia: Valon Ademi e grushtoi Sokol Havollin

E konfirmon Policia: Valon Ademi e grushtoi Sokol Havollin

03/02/2026, 20:34
Hetimet për dallaveret me vota, jep detaje kryesuesi komunal zgjedhor në Podujevë

Hetimet për dallaveret me vota, jep detaje kryesuesi komunal zgjedhor në Podujevë

03/02/2026, 9:29
Zëdhënësi i Komunës: “2023 do të jetë vit i projekteve të mëdha në Podujevë” – Këto janë projektet

Kjo është drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport në Podujevë

03/02/2026, 9:24
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv