Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka përforcuar radhët e saj me 745 punëtorë të rinj gjatë dy viteve të fundit, duke përfshirë 220 të cilët sot nënshkruan kontratat e punës. Ky zhvillim reflekton angazhimin e KEK-ut për të fuqizuar burimet njerëzore dhe për të kontribuar në rritjen e sigurisë energjetike të vendit.
Në vitet e fundit, KEK-u ka shënuar fitime rekord prej 105.7 milionë euro, duke u pozicionuar si një nga shtyllat kryesore të ekonomisë dhe furnizimit energjetik të Kosovës. Përmes këtij progresi, korporata po ndihmon në tranzicionin e drejtë të energjisë dhe planifikon shtimin e kapaciteteve të reja prodhuese për të përmbushur kërkesat në rritje.
“KEK-u mbetet një ndërmarrje publike në shërbim të qytetarëve dhe një siguresë e rëndësishme për sigurinë energjetike të vendit. Ky është një hap i rëndësishëm për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit dhe për krijimin e vendeve të reja të punës,” theksoi Kryeministri Albin Kurti.
Urime punëtorëve të rinj, të cilët tashmë janë pjesë e një ndërmarrjeje që po ndërton të ardhmen energjetike të Kosovës!