Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka arritur në Kuvend.
Kurti do ta pres në takim kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun.
Ai është parë të hyjë brenda objektit të Kuvendit, ka hyrja e Presidencës.
Ky takim vjen pas paralajmërimeve të tij, për t’u takuar me lider të opozitës për çështjen e presidentit.
Të shtunën ish-presidentja e vendit, Vjosa Osmani ia dorëzoi detyrën, Albulena Haxhiut.
Sipas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë afat që deri më 28 prill të zgjedhin presidentin e ri të vendit.
Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e fundit të 28 dhjetorit ka fituar mbi 51 për qind të votave.





