https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Kurti: Astrit Dehari, viktimë e padrejtësisë kriminale në burgjet e Kosovës së pavarur

Kurti: Astrit Dehari, viktimë e padrejtësisë kriminale në burgjet e Kosovës së pavarur

Lëvizja Vetëvendosje sot ka mbajtur mbledhjen e 50-të të Këshillit të Përgjithshëm ku u votuan edhe anëtarët e komisioneve staturore të Lëvizjes. Ky proces shënoi edhe përmbylljen e plotë të zgjedhjeve të brendshme të këtij subjekti.

Në këtë mbledhje, fjalim ka mbajtur kryetari i VV-së, Albin Kurti, i cili përkujtoi Adem Demaçin e Astrit Deharin meqë sot kishin ditëlindjen.

Për Deharin, Kurti tha se është viktimë e padrejtësisë kriminale në burgjet e Kosovës së pavarur.

‘’Sot është data 25 shkurt, e nesër, në 26 shkurt është ditëlindja e dy personave të veçantë për të gjithë ne. Janë dy persona me shumë vite dallim nga njëri-tjetri, me histori jetësore e me kontribut shumë të ndryshëm, por që koincidojnë të kenë datëlindjen e njëjtë por edhe inicialet e njëjta, A. D. E kam fjalën për Tribunin e çështjes shqiptare, viganin e rezistencës shqiptare në burgjet jugosllave e serbe, Adem Demaçin, dhe për shokun e aktivistin tonë të dashur, Astrit Deharin, viktimë e padrejtësisë kriminale në burgjet e Kosovës së pavarur”, ka thënë Kurti.

Kurti shtoi se Demaçi e Dehari janë busulla e Lëvizjes Vetëvendosje dhe “për sa kohë që të jetojë kujtimi i tyre në zemrat tona, për aq kohë do të jehojë edhe Lëvizja”.

Në këtë fjalim, kryeministri kërkoi drejtësi për Astrit Deharin.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Nuk e humbim rrugën, për sa kohë që rruga jonë ndriçohet nga pishtarë si ata. Lavdi dhe nderim, për udhërrëfyesin kombëtar, Adem Demaçin. Kujtim dhe drejtësi, me çdo kusht e deri në fund, për shokun tonë, Astrit Deharin’’.

Së fundi, rasti i Astrit Deharit çoi në përplasje në Kuvend mes deputetit të PDK-së, Hisen Berisha dhe ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu. Berisha tha se nuk është në interesin e Vetëvendosjes e as Qeverisë zbardhja e rastit të Astrit Deharit, deklaratë për të cilën pati një kundërshti të ashpër nga ana e ministres.

Post Views: 175

Poste të ngjashme

Rexhaj i VV-së: Të dielën e nominojmë Albin Kurtin për kryeministër

Rexhaj i VV-së: Të dielën e nominojmë Albin Kurtin për kryeministër

06/09/2025, 9:41

Deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj, ka bërë me dije se kjo parti të dielën në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm...

Gjykatat njohin të drejtën për pensione të dyfishta, shteti refuzon zbatimin

Gjykatat njohin të drejtën për pensione të dyfishta, shteti refuzon zbatimin

06/09/2025, 9:35

Kategoritë e dala nga lufta po detyrohen të ndjekin rrugë ligjore për çështjen e pensioneve të dyfishta. Në kohën kur...

Bajrami për investimet kapitale: Qeveria Kurti s’e la asnjë shenjë pozitive për 4 vite, dobët, shumë dobët

Bajrami: Kurti me bllokada, Kosova po rrëshqet drejt një krize të thellë ekonomike!

06/09/2025, 9:30

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka thënë se përderisa bllokada vazhdon nga Kurti dhe aleatët e tij, Kosova po rrëshqet...

25 vjet nga themelimi i Policisë së Kosovës

Sot 26 vjet nga themelimi i Policisë së Kosovës

06/09/2025, 7:16

Policia e Kosovës sot mbush 26 vjet nga themelimi i saj. Më 6 shtator 1999, Misioni i OSBE-së në Kosovë,...

Xhemajl Hasani: Kërkesa për shkollë të re në Gerdoc ende pa përgjigje nga Komuna e Podujevës

Xhemajl Hasani: Qentë endacak në Podujevë – një problem i vjetër që kërkon zgjidhje të re

05/09/2025, 21:34

Qentë endacak në Podujevë – një problem i vjetër që kërkon zgjidhje të re Qentë endacak vazhdojnë të jenë një...

Lajmi i fundit

Rexhaj i VV-së: Të dielën e nominojmë Albin Kurtin për kryeministër

Rexhaj i VV-së: Të dielën e nominojmë Albin Kurtin për kryeministër

06/09/2025, 9:41
Gjykatat njohin të drejtën për pensione të dyfishta, shteti refuzon zbatimin

Gjykatat njohin të drejtën për pensione të dyfishta, shteti refuzon zbatimin

06/09/2025, 9:35
Bajrami për investimet kapitale: Qeveria Kurti s’e la asnjë shenjë pozitive për 4 vite, dobët, shumë dobët

Bajrami: Kurti me bllokada, Kosova po rrëshqet drejt një krize të thellë ekonomike!

06/09/2025, 9:30
25 vjet nga themelimi i Policisë së Kosovës

Sot 26 vjet nga themelimi i Policisë së Kosovës

06/09/2025, 7:16
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv