https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Kurti bisedon me Sheikh Abdullah bin Zayed, Emiratet do ndërtojnë një spital për fëmijë me vlerë 25 milionë dollarë

Kurti bisedon me Sheikh Abdullah bin Zayed, Emiratet do ndërtojnë një spital për fëmijë me vlerë 25 milionë dollarë
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se Emiratet e Bashkuara Arabe do të dhurojnë 25 milionë dollarë për ndërtimin e një spitali për fëmijë në Kosovë.

Siç njofton zyra e kryeministrit, Kurti këtë të premte ka zhvilluar një bisedë telefonike me Ministrin e Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan.

“Ministri Zayed Al Nahyan e informoi se Emiratet e Bashkuara Arabe do të dhurojnë 25 milionë dollarë për një spital të ri të fëmijëve në Kosovë”, thuhet në njoftimin e zyrës së kryeministrit.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Ndërkaq, nga ana tjetër kreu i ekzekutivit kosovar ka shprehur mirënjohjen e tij për këtë kontribut, “që do të ndikojë drejtpërdrejt në jetën e shumë fëmijëve në Republikën e Kosovës”.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Bëhet me dije se përveç kësaj, subjekt i bisedës në mes të Kurtit dhe kryediplomatit të Emirateve të Bashkuara Arabe ka qenë edhe “avancimi dhe forcimi i mëtejmë i marrëdhënieve mes shtetit të Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe”.

Ndryshe, edhe në shtator të vitit 2021, Emiratet e Bashkuara Arabe kishin inauguruar një spital për fëmijë që ishte financuar nga ta.

ADVERTISEMENT

Aty kishte qenë edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ku kishte falënderuar Emiratet e Bashkuara Arabe që mundësuan ndërtimin e këtij spitali në vlerë prej 22 milionë euro dhe me kapacitet prej 100 shtretër.

Osmani duke theksuar se tashmë fëmijët e Kosovës do të kenë një adresë të trajtimit me infrastrukturë moderne, ka shtuar se ky spital simbolizon edhe “miqësinë e Kosovës me Emiratet e Bashkuara Arabe”.

“Ky spital është një nga ndërtesat më moderne, me një kapacitet prej 100 shtretërve, ku Kosova do të mund të ofrojë mjekim intensiv, shërbime laboratorike e diagnostike, salla operative e shumë shërbime të tjera. Më në fund adresa për shërim të fëmijëve tanë nuk do të jenë vendet e rajonit apo ato më të largëta, adresa për trajtimin e shërimit të fëmijëve tanë do të jetë shtëpia jonë”, ishte shprehur Osmani.A/Post

Poste të ngjashme

Përkujtohen dëshmorët e fshatrave Smirë dhe Lubishtë në Viti

Përkujtohen dëshmorët e fshatrave Smirë dhe Lubishtë në Viti

05/04/2026, 14:49

Komuna e Vitisë ka përkujtuar përvjetorin e rënies heroike të dëshmorëve të 5 prillit të vitit 1999. Me këtë rast,...

Ish-presidentja Osmani pritet me ngrohtësi nga qytetarët në Viti (PAMJE)

Ish-presidentja Osmani pritet me ngrohtësi nga qytetarët në Viti (PAMJE)

05/04/2026, 14:13

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur ngrohtësisht nga qytetarët gjatë një vizite në Viti. Në pamjet e publikuara nga këshilltarja e...

A mund të detyrohet Kosova të zgjedhë mes SHBA-së dhe BE-së?

A mund të detyrohet Kosova të zgjedhë mes SHBA-së dhe BE-së?

05/04/2026, 14:13

Për vite me radhë, Kosova mbështetej në një Perëndim të bashkuar, për të shtyrë përpara shtetndërtimin dhe integrimin e saj...

Kërcënohet Albin Kurti, arrestohet i dyshuari

A mund të detyrohet Kosova të zgjedhë mes SHBA-së dhe BE-së?

05/04/2026, 14:09

Për vite me radhë, Kosova mbështetej në një Perëndim të bashkuar, për të shtyrë përpara shtetndërtimin dhe integrimin e saj...

Taksa 10€ për hyrje në Prishtinë “shpatë me dy tehe”, mund të shkaktojë “luftë tarifash”

Taksa 10€ për hyrje në Prishtinë “shpatë me dy tehe”, mund të shkaktojë “luftë tarifash”

05/04/2026, 13:38

Propozimi për vendosjen e një takse prej 10 euro për automjetet që hyjnë në Prishtinë nga komunat tjera ka nxitur...

Lajmi i fundit

Përkujtohen dëshmorët e fshatrave Smirë dhe Lubishtë në Viti

Përkujtohen dëshmorët e fshatrave Smirë dhe Lubishtë në Viti

05/04/2026, 14:49
Ish-presidentja Osmani pritet me ngrohtësi nga qytetarët në Viti (PAMJE)

Ish-presidentja Osmani pritet me ngrohtësi nga qytetarët në Viti (PAMJE)

05/04/2026, 14:13
A mund të detyrohet Kosova të zgjedhë mes SHBA-së dhe BE-së?

A mund të detyrohet Kosova të zgjedhë mes SHBA-së dhe BE-së?

05/04/2026, 14:13
Kërcënohet Albin Kurti, arrestohet i dyshuari

A mund të detyrohet Kosova të zgjedhë mes SHBA-së dhe BE-së?

05/04/2026, 14:09
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv