Ngjarje e rëndë në Shqipëri, vajza vret nënën 85-vjeçare me thikë, e raporton si vdekje natyrale
Një ngjarje e rëndë kriminale është zbardhur nga Policia e Lezhës në fshatin Fushë Mamurras, Kurbin, ku një 85-vjeçare dyshohet...

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti sonte zhvilloi një bisedë telefonike me Sekretarin për Punë të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly.
Biseda ishte e përqendruar rreth zhvillimeve të fundit në vend, me theks te situata në katër komunat në veri të vendit, për çka kryeministri Kurti e njoftoi sekretarin Cleverly për kronologjinë e ngjarjeve dhe e përditësoi me më të rejat.
Kryeministri tha se situata këto ditë është përgjithësisht e qetë sepse nuk ka sulme të urdhëruara dhe të orkestruara nga Beogradi ndaj forcave të rendit dhe sigurisë.
Për sa i takon rrugës përpara drejt deeskalimit të plotë ai tha se sundimi i ligjit duhet të jetë hapi dhe parimi bazë.
Vetëm sundimi i ligjit mund t’i hap rrugë zgjedhjeve të parakohshme, të lira e demokratike, dhe një fushate parazgjedhore të hapur dhe fer, theksoi kryeministri.
Ai po ashtu foli për procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, për marrëveshjet e arritura së fundmi në Bruksel dhe Ohër dhe rëndësinë e zbatimit të shpejtë, të plotë dhe të pakushtëzuar. Gjithashtu e njoftoi sekretarin Cleverly dhe për propozimin e Qeverisë e Kosovës, të inspiruar nga modeli kroat, në kuadër zbatimit të nenit 7 të Marrëveshje Bazike, dhe për nevojën për angazhim më të madh në sekuencimin e duhur të zbatimit të plotë të Marrëveshjes, dhe për gatishmërinë e tij për takime të radhës drejt këtij qëllimi.
Kryeministri vlerësoi rolin dhe kontributin e Lord Stuart Peach teksa shprehu falënderimin për mbështetjen dhe interesimin e vazhdueshëm të Mbretërisë së Bashkuar.
Një ngjarje e rëndë kriminale është zbardhur nga Policia e Lezhës në fshatin Fushë Mamurras, Kurbin, ku një 85-vjeçare dyshohet...
Policia e Kosovës dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit përmes një njoftimi të përbashkët për media theksuan përkushtimin në mbrojtje...
Këngëtarja shqiptare, Ronela Hajati, ka vendosur të bëhet zëri i solidaritetit duke anuluar aktivitetet e saj muzikore të planifikuara për...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar udhëzime se si duhet të votohet nesër. Ndër të tjera, aty përmenden 3 lloje...
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa e ka anuluar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për lejimin e votimit të...