Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me zëvendësin e tij Besnik Bislimi janë nisur sot drejt Brukselit, ku nesër do të mbahet takimi i radhës në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.
Përveç Kurtit e Bislimit, së bashku me ta është edhe zëdhënësi i Qeverisë Përparim Kryeziu dhe këshilltari i tij, Tinemu Ma.
Në takimin e Kurtit me presidentin serb Aleksandar Vuçiq në Bruksel ditën e nesërme, do të prezantohet drafti i statusit të komunave në veri të Kosovës, që është një pikë kyçe e negociatave.
Ndërsa, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se nuk do të lejojë krijimin e një forme të Republikës Srpska në veri të Kosovës.