https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Kurti diskuton për anëtarësimin e Kosovës në KiE me ambasadorët e vendeve të Quint-it

Kurti diskuton për anëtarësimin e Kosovës në KiE me ambasadorët e vendeve të Quint-it
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi dhe zëvendësministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, mirëpriti sot ambasadorët dhe përfaqësuesit diplomatik të shteteve të QUINT-it dhe Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.

Zyra e Kryeministrit njofton se temë qendrore e takimit ishte procesi i anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës, përcjell Arbresh.info.

Kryeministri rikujtoi se Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës dhe raportuesja për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës tashmë kanë konfirmuar se Kosova i plotëson kriteret ligjore dhe institucionale për të qenë pjesë e kësaj organizate të rëndësishme ndërkombëtare.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Ai theksoi se avancimi i mëtejmë i vendit tonë në procesin e pranimit do të tregonte se reformat demokratike dhe linjëzimi me normat dhe vlerat evropiane njihen dhe vlerësohen madje dhe në kontekste të vështira politike në të cilat kërkohen vendime parimore dhe strategjike që përforcojnë unitetin dhe qëndrueshmërinë evropiane. Si rezultat i vonesave në anëtarësim, shtoi më tej kryeministri, po të vazhdohet t’u mohohet qytetarëve të Kosovës, përfshirë komuniteteve joshumicë dhe grupeve tjera të cenueshme, e drejta në qasje në Gjykatë Evropiane të të Drejtave të Njeriut, një mekanizëm ky mbrojtës kyç që do të mund të forconte ndjeshëm të drejtat individuale dhe llogaridhënien”, thuhet në komunikatën për media.

Gjatë takimit, gjithashtu u diskutua edhe për rrugën përpara në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian dhe zhvillimet e fundit në vend./Arbresh.info

ADVERTISEMENT

Poste të ngjashme

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Vrasje e rëndë në tentativë po cilësohet sulmi i armatosur ndaj autobusit në Pagarushë të Malishevës

11/06/2026, 14:08

Sulmi i armatosur në fshatin Pagarushë të Malishevës ku cak ishte një autobus, po cilësohet si “Vrasje e rëndë në...

Kush janë 10 më të votuarit deri tani nga zgjedhjet e 7 qershorit

Kush janë 10 më të votuarit deri tani nga zgjedhjet e 7 qershorit

11/06/2026, 13:57

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) po vazhdon numërimin e votave që kanë dalë nga procesori zgjedhor i 7 qershorit, në...

Daut Haradinaj del me një sugjerim për mandatarin e ri të qeverisë

Daut Haradinaj del me një sugjerim për mandatarin e ri të qeverisë

11/06/2026, 13:29

Daut Haradinaj nga Aleanca ka thënë se kudhdo që e formon qeverinë e ardhshme të Kosovës, do të duhej që...

U ndal për të pushuar në autostradën hungareze, kosovari thotë se ia vodhën 8 mijë euro dhe dokumentet

U ndal për të pushuar në autostradën hungareze, kosovari thotë se ia vodhën 8 mijë euro dhe dokumentet

11/06/2026, 11:03

Shtetasi kosovar thotë se hajnat i hapën veturën derisa po flinte në një zonë pushimi në autostradën M5. Rasti është...

Xhamat e errët në vetura, Gjykata Supreme del me vendim: Ndalimi i paligjshëm

Xhamat e errët në vetura, Gjykata Supreme del me vendim: Ndalimi i paligjshëm

11/06/2026, 9:56

Gjykata Supreme i ka shfuqizuar pjesërisht dispozitat e Udhëzimit Administrativ për xhamat e errët të veturave, për shkak të mungesës...

Lajmi i fundit

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Vrasje e rëndë në tentativë po cilësohet sulmi i armatosur ndaj autobusit në Pagarushë të Malishevës

11/06/2026, 14:08
Kush janë 10 më të votuarit deri tani nga zgjedhjet e 7 qershorit

Kush janë 10 më të votuarit deri tani nga zgjedhjet e 7 qershorit

11/06/2026, 13:57
Daut Haradinaj del me një sugjerim për mandatarin e ri të qeverisë

Daut Haradinaj del me një sugjerim për mandatarin e ri të qeverisë

11/06/2026, 13:29
U ndal për të pushuar në autostradën hungareze, kosovari thotë se ia vodhën 8 mijë euro dhe dokumentet

U ndal për të pushuar në autostradën hungareze, kosovari thotë se ia vodhën 8 mijë euro dhe dokumentet

11/06/2026, 11:03
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv