https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Kurti e konfirmon listën e masave të BE-së ndaj Kosovës: S’jemi të hidhëruar

Kryeministri Kurti: Jam i gatshëm të shkoj në Bruksel
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për prezantimin e listës së masave kundër Kosovës nga Komisioni Evropian.

Ai në hyrje të mbledhjes së Qeverisë së Kosovës e ka konfirmuar se kundër Kosovës është prezantuar një pako e masave.

Komisioni Evropian dje ka prezantuar para Parlamentit Evropian një listë të masave kundër Kosovës, BE-ja te Kosova e gjen partnerin dhe aleatin e saj më të sinqertë dhe të qëndrueshëm në rajon të vlerave evropiane, parimeve demokratike dhe interesave afatgjate. Kosova të tillë e ka qeverinë. Të tillë e ka popullin, së pari popullin e pastaj qeverinë”, ka thënë Kurti.

Ndonëse e thekson se kanë qenë kritikë shpeshherë ndaj BE-së, Kurti potencoi se asnjëherë nuk ka qenë “as cinik as të hidhëruar”.

“Nuk jemi as sot. Raporti i fundit për vendin tonë  i hartuar pikërisht nga Komisioni Evropian e përshkruan dhe e vlerëson Kosovën në dritën më pozitive. Aty e gjen hijen e vërtetë të BE-së si organizëm mbi kombëtar, i drejtë e meritokrat. Dhe pavarësisht zhvillimeve rrethanore ne e vlerësojmë përkrahjen dhe ndihmën e BE-së përgjatë gjithë këtyre viteve”, shtoi ai.

Ndryshe, Drejtori i përgjithshëm për zgjerim i Komisionit Evropian, Jan Koopman ka bërë të ditur se Bashkimi Evropian gjatë kësaj jave ka paralajmëruar se do të komunikojë masat ndëshkuese ndaj Kosovës, të cilat blloku i ka përgatitur për shkak të mosndërmarrjes së hapave që janë kërkuar për të ulur tensionet në veri të Kosovës.

Ai tha se këto masa “nuk janë marrë me lehtësi” dhe se ato janë të kthyeshme në rast se merren hapat e duhur drejt shtensionimit të situatës.

Ai, së bashku me të dërguarin e bllokut evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, kanë marrë pjesë në debatin në Komisionin për politikë të jashtme të Parlamentit Evropian.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Gjatë këtij debati, Lajçak u ka sqaruar eurodeputetëve hapat konkretë që BE-ja u ka propozuar Kosovës dhe Serbisë për t’i ulur tensionet në veri të Kosovës.

ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Në këtë debat, shumica e deputetëve të PE-së kanë kritikuar qasjen e BE-së. Sipas tyre, vetëm Kosova po qortohet dhe ndaj saj po merren masa, ndërkohë që asnjë masë konkrete nuk është përmendur për Serbinë.

Deputetët e PE-së kërkuan që të specifikohen masat edhe ndaj Serbisë, por as Lajçak dhe as Koopman nuk i janë përgjigjur kësaj pyetjeje. Dy zyrtarët evropianë, megjithatë përsëritën disa herë se “nga të dyja palët kërkohen veprime dhe hapa konkretë”

Ndërsa, këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, Kati Schneeberger, ka thënë se masat e shpallura ndaj Republikës së Kosovës “nuk janë vetëm skandal dhe dëmtojnë besueshmërinë dhe reputacionin e BE-së, por rrezikojnë edhe sigurinë e të gjithëve”.

Poste të ngjashme

Hyseni: Jemi në rrugë të mbarë për zgjedhjen e presidentit

Hyseni: Jemi në rrugë të mbarë për zgjedhjen e presidentit

13/04/2026, 11:09

Deputeti i LVV-së, Driton Hyseni, është shprehur optimist se brenda afatit kushtetues mund të gjendet një zgjidhje për zgjedhjen e...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Vetaksident i rëndë, humb jetën një person

13/04/2026, 7:44

Një vetaksident me fatalitet ka ndodhur në fshatin Dobrushë të Istogut. Rasti ka ndodhur rreth orës 6:00, ku dyshohet se...

Tahiri: Kryeministrit ju ka bo kryet vota

Tahiri: Kosova është në prag të një procesi të ri zgjedhor

12/04/2026, 18:32

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri sonte në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova ka folur lidhur me...

Aksident mes dy veturave në Prishtinë, dyshohet për të lënduar

Aksident në Prishtinë, përplasen dy vetura mes vete

12/04/2026, 18:29

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në Prishtinë, saktësisht në rrugën “Robert Doll” në Pejton. Sipas pamjeve të...

Prishtinasi e demolon vetë ndërtimin, Rama: Të gjitha ndërtimet pa leje do të rrënohen, për t’i shmangur pasojat, bëjeni vetë

Prishtinasi e demolon vetë ndërtimin, Rama: Të gjitha ndërtimet pa leje do të rrënohen, për t’i shmangur pasojat, bëjeni vetë

12/04/2026, 16:58

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka paralajmëruar rrënimet e të gjitha ndërtimeve pa leje. Ai publikoi në Facebook dy fotografi...

Lajmi i fundit

Hyseni: Jemi në rrugë të mbarë për zgjedhjen e presidentit

Hyseni: Jemi në rrugë të mbarë për zgjedhjen e presidentit

13/04/2026, 11:09
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Vetaksident i rëndë, humb jetën një person

13/04/2026, 7:44
Tahiri: Kryeministrit ju ka bo kryet vota

Tahiri: Kosova është në prag të një procesi të ri zgjedhor

12/04/2026, 18:32
Aksident mes dy veturave në Prishtinë, dyshohet për të lënduar

Aksident në Prishtinë, përplasen dy vetura mes vete

12/04/2026, 18:29
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv