https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Kurti ende pa vizitë te Thaçi e të tjerët në Hagë: “Mund të shkoj, s’ka kurrfarë problemi”

Kurti ende pa vizitë te Thaçi e të tjerët në Hagë: “Mund të shkoj, s’ka kurrfarë problemi”

Në vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryeministri Albin Kurti kishte gjetur kohë të fliste për Gjykatën Speciale. Më konkretisht për mundësinë e vizitës së tij tek Hashim Thaçi dhe të tjerët, që po mbahen që dy vite të paraburgosur nga Dhomat e Specializuaras. Tash kur kanë kaluar 5 muaj nga fjalimi i tij, Kurti ende nuk ka shkuar në Hagë për të vizituar ata që dikur i kritikonte ashpër.

“Mund të shkojmë…nuk kam kurrfarë problemi”, ishte fjalia me të cilin Kurti në një formë e “paralajmëronte” vizitën në Hagë. Ishte një kapërcim i madh, nga “shko Hashim” në “mund të shkojë për vizitë”.

Por, ndryshe nga Kurti, zëvendësi i tij në Lëvizjen Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka udhëtuar në drejtim të Hagës, e ku u takua me ish-krerët e UÇK-së.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Nga Amerika atëbotë Kurti e kritikoi Gjykatën Speciale për mungesë të transparencës, duke theksuar se ajo duhet të ketë një mbikëqyrje.

Vizita e munguar

Kryeministri Albin Kurti, siç shkruante 5 muaj më parë gazeta Nacionale, gjatë një qëndrimi në Dallas, ku takonte diasporën shqiptare në ShBA, foli për Specialen. Shefi i ekzekutivit vlerësonte se nuk ka kurrfarë problemi të vizitojë Thaçin dhe të tjerët.

“Tash e ka marrë për barrë Ministria e Drejtësisë aspektin e vizitave, por nëse e konsiderojmë bashkërisht, mund të shkojmë, absolutisht, nuk ka kurrfarë problemi për këtë, sepse Tribunali i Hagës, EULEX-i, UNMIK-u, që të gjithë këta shkuan, e tash e kemi edhe një Gjykatë Speciale, e cila i ka që të gjithë shqiptar aty brenda. Kjo është brengë e imja, jo veç si aktivist politik i moçëm e qytetar republike, por para së gjithash si kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës”, deklaronte Kurti në ShBA.

Tutje, një fjalimin e tij, për të cilin ekskluzivisht kishte raportuar Nacionale, Kurti kishte edhe kritika ndaj Gjykatës Speciale.

“Së pari unë e kam pas një takim me të gjithë avokatët të cilët i mbrojnë luftëtarët e UÇK-së në Hagë. Sepse jam i interesuar të kuptoj më shumë se çka po ndodh, edhe të ketë një mbikëqyrje dhe llogaridhënie më të madhe të Gjykatës Speciale, e cila nuk e ka pasur për karakteristikë të theksuar transparencën. Dhe gjithashtu të marrë vesh se kur konsiderojnë këta avokatë që në procesin gjyqësor atje po dëmtohet shteti i Kosovës dhe historia e jonë”, theksonte Kurti para bashkatdhetarëve në Dallas të ShBA-së.

Tutje, Kurti vlerësonte se vetëm duke e mbrojtur luftën e UÇK-së mund të mbrohet secili individ në Gjykatës Speciale, duke sugjeruar një koordinim ndërmjet avokatëve të Thaçit, Veselit, Selimit, Krasniqit e të tjerëve.

“Por, po e ritheksoj, më e rëndësishmja që e besoj unë tash është një lloj, mbase edhe koordinimi i këtyre avokatëve me njëri tjetrin. Sepse mua më ka interesuar se sa takohen ata shpesh, sepse ju e dini fort mirë që proceset gjyqësore që avokatët e kanë një prirje me shpëtu klientin e vetë. Pra secili avokat dëshiron me shpëtu klientin e vetë. A na kemi më së shumti nevojë me mbrojt komplet luftën e UÇK-së dhe vetëm duke e mbrojtur luftën e UÇK-së në mënyrë të suksesshme, atëherë mund të mbrohet secili”, thoshte Kurti.

ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Në Hagë, përveç z.Konjufcës, ka qëndruar edhe Albulena Haxhiu, ministre e Drejtësisë në Qeverinë Kurti II. Por ministrja Haxhiu nuk u pranua në takim nga Thaçi e Veseli, të cilit Haxhiu i kiritikonte ashpër sa dy ish-krerët e UÇK qenë aktiv në politikë.

Kujtojmë që Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi sot kanë përvjetorin e dytë të arrestimit nga ana e Gjykatës Speciale.

Post Views: 204

Poste të ngjashme

Artisti nga Podujeva finalist në konkursin ndërkombëtar të Artavita – Veprat e tij ekspozohen në SHBA

Artisti nga Podujeva finalist në konkursin ndërkombëtar të Artavita – Veprat e tij ekspozohen në SHBA

18/07/2025, 22:51

  Artisti nga Kosova ka shënuar një sukses të rëndësishëm në skenën ndërkombëtare të artit bashkëkohor, duke u përzgjedhur si...

Familja Hasani fal gjakun e djalit 14-vjeçar të ndjerë Benjamin Hasani

Familja Hasani fal gjakun e djalit 14-vjeçar të ndjerë Benjamin Hasani

18/07/2025, 22:42

  Në një akt human dhe fisnik, dy familje kanë zgjatur dorën e pajtimit dhe vendosin të mbyllin një plagë...

Shalë e Bajgorës – Grumbull derrash të egër shihen duke kaluar rrugën

Shalë e Bajgorës – Grumbull derrash të egër shihen duke kaluar rrugën

18/07/2025, 19:16

Shalë e Bajgorës – Grumbull derrash të egër shihen duke kaluar rrugën video:???? https://www.facebook.com/share/v/1G7fLKjpov/?mibextid=wwXIfr

Ngjarje tragjike në Elbasan, dy të mitur mbyten në lumin Shkumbin

Ngjarje tragjike në Elbasan, dy të mitur mbyten në lumin Shkumbin

18/07/2025, 19:13

Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e kësaj të premte në Labinot-Fushë të Elbasanit, ku dy të mitur kanë humbur...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Aksident trafiku në Prishtinë, përfshihen një veturë dhe një motoçikletë

18/07/2025, 18:37

Një aksident trafiku ka ndodhur pak më parë në Prishtinë më saktësisht në lagjen Kalabria. Nga pamjet e siguruara nga...

Lajmi i fundit

Artisti nga Podujeva finalist në konkursin ndërkombëtar të Artavita – Veprat e tij ekspozohen në SHBA

Artisti nga Podujeva finalist në konkursin ndërkombëtar të Artavita – Veprat e tij ekspozohen në SHBA

18/07/2025, 22:51
Familja Hasani fal gjakun e djalit 14-vjeçar të ndjerë Benjamin Hasani

Familja Hasani fal gjakun e djalit 14-vjeçar të ndjerë Benjamin Hasani

18/07/2025, 22:42
Shalë e Bajgorës – Grumbull derrash të egër shihen duke kaluar rrugën

Shalë e Bajgorës – Grumbull derrash të egër shihen duke kaluar rrugën

18/07/2025, 19:16
Ngjarje tragjike në Elbasan, dy të mitur mbyten në lumin Shkumbin

Ngjarje tragjike në Elbasan, dy të mitur mbyten në lumin Shkumbin

18/07/2025, 19:13
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • Covid-19
  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv