Ibër-Lepenci u shndërrua në ndërmarrje fitimprurëse qe nga viti 2022, dhe pritet të ketë fitim edhe më të madh më 2024, pas së paku 7 vjet me humbje.
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se kjo ndërmarrje pritet ta përmbyllë vitin me rreth 1.6 milionë euro fitim neto nga 2.9 milionë euro humbje sa ishin në fund 2021.
“2024-ta është certifikata e suksesit e Ndërmarrjes Publike Ibër-Lepenci. Përveçse arriti ta menaxhojë në mënyrë të shkëlqyeshme dëmin e shkaktuar nga sulmi terrorist i 29 nëntorit dhe ta rehabilitojë plotësisht brenda një muaji kanalin e dëmtuar, ajo vitin pritet ta përmbyllë me rreth 1.6 milionë euro fitim neto nga 2.9 milionë euro humbje sa ishin regjistruar në fund të vitit 2021”, ka shkruar Kurti në Facebook.