https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Kurti: Kurrë nuk e kam menduar që do të bëhem deputet, se lëre më kryeministër

Kurti thotë se në Bruksel shkon nëse më thërrasin për ta nënshkruar marrëveshjen me Serbinë
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se nuk e ka menduar ndonjëherë se do të bëhet kryeministër.

Në podcastin “The Rest is Politics” që udhëhiqet nga Rory Stewart dhe Alastair Campbell, kryeministri Kurti ka folur për rrugëtimin e tij politik.

“Gjithmonë e kam konsideruar veten aktivist politik. Unë kurrë nuk kam menduar që do të bëhem deputet në parlament se lëre më kryeministër. Këto janë të gjitha pasoja të veprimeve të mia dhe rrethanave, por kurrë të qëllimit tim”, ka thënë Kurti ndër të tjera, transmeton gazeta online Reporteri.net.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Kurti në këtë takim ka folur edhe për Putinin, burgun dhe Serbinë.

Gjatë bisedës, Kurti nxori në pah edhe pasojat e rënda fizike të kohës që kaloi në burg.

Ai tha se kishte humbur 30 kilogramë peshë dhe se kishte pësuar tortura të ashpra, të cilat bënë që të humbte ndërgjegjen rreth 40 herë.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
ADVERTISEMENT

“Nuk mendova kurrë se do të mbijetoja për të dalë i gjallë nga ajo burg,” rrëfen Kurti, duke ofruar një dritë të re mbi sfidat dhe përkushtimin e tij ndaj çështjeve të Kosovës.

Ai foli edhe për marrëdhëniet me aleatët të cilat janë sfiduar nga vendimi për dinarin.  Kurti ka insistuar se me aleatët mund të mos pajtohet, porse mbeten aleate dhe partnere të Kosovës.

“Para së gjithash unë nuk e kam problem kritikën. Intelektualisht unë jam fëmijë i teorisë kritike nga, le të themi Zhan Zhak Rusoja te Shkolla e Frankfurtit. Pra, kritika është e shëndetshme, besoj se nuk ka progres pa kritikë. Mund të mos pajtohemi por BE-ja, SHBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar, janë aleatet tona, miket dhe partneret tona, por kjo nuk nënkupton se bashkëpunimi ynë është rrugë njëkahësh kështu që duhet ta dëgjojmë njëri tjetrin”, ka thënë Kurti.

“Dhe në këtë kuptim unë mendoj se duhet ta mbrojë Kosovën, duhet ta përfaqësojë atë me mirë se aleatët tanë. Nuk do të isha kryeministër, po të mos ishte Kosova Republikë…” ka thënë Kryeministri. /Reporteri.net

Poste të ngjashme

Prishtinë: Vdes foshnja që lindi në banesë, Policia nis hetimet

Nuk i mbijeton plagëve: 22-vjeçari ndërron jetë në QKUK pas aksidentit në Podujevë

11/04/2026, 22:05

Një aksident i rëndë trafiku i ndodhur më 5 prill në Podujevë ka përfunduar tragjikisht, pasi një 22-vjeçar nuk ka...

Sherri me të shtëna në Ferizaj, Buta vetëdorëzohet në polici

Sherri me të shtëna në Ferizaj, Buta vetëdorëzohet në polici

11/04/2026, 21:57

Është dorëzuar reperi i njohur kosovar Buta, i cili dyshohej për përfshirje në një përleshje të shoqëruar me të shtëna...

Incidenti në Ferizaj, Buta në fokus – dyshohet si cak

Incidenti në Ferizaj, Buta në fokus – dyshohet si cak

11/04/2026, 21:43

Reperi i njohur kosovar Buta ndodhet në kërkim policor, pasi dyshohet të jetë i përfshirë në një përleshje të shoqëruar...

Policia jep detaje për rrahjen në veri ku u përfshinë babë e bir

Kërcasin plumbat në Ferizaj, rrahje dhe të shtëna, një i dyshuar në arrati

11/04/2026, 21:32

Një përleshje fizike e shoqëruar me të shtëna me armë zjarri është raportuar mbrëmjen e sotme në rrugën “Vëllezërit Gërvalla”...

Lot e dhimbje, Albulena Haxhiu ndan pamjet nga varrimi i babait

Lot e dhimbje, Albulena Haxhiu ndan pamjet nga varrimi i babait

11/04/2026, 21:03

  Ushtruesja e detyrës së Presidentes së vendit, Albulena Haxhiu, sot i ka dhënë lamtumirën e fundit babait të saj....

Lajmi i fundit

Prishtinë: Vdes foshnja që lindi në banesë, Policia nis hetimet

Nuk i mbijeton plagëve: 22-vjeçari ndërron jetë në QKUK pas aksidentit në Podujevë

11/04/2026, 22:05
Sherri me të shtëna në Ferizaj, Buta vetëdorëzohet në polici

Sherri me të shtëna në Ferizaj, Buta vetëdorëzohet në polici

11/04/2026, 21:57
Incidenti në Ferizaj, Buta në fokus – dyshohet si cak

Incidenti në Ferizaj, Buta në fokus – dyshohet si cak

11/04/2026, 21:43
Policia jep detaje për rrahjen në veri ku u përfshinë babë e bir

Kërcasin plumbat në Ferizaj, rrahje dhe të shtëna, një i dyshuar në arrati

11/04/2026, 21:32
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv