https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Kurti lëshon një thumb për Escobarin

Kurti lëshon një thumb për Escobarin

Përpjekjeve të eksponentëve të Lëvizjes Vetëvendosje për të “hedhur baltë” mbi të Dërguarin e Posaçëm të ShBA’së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Esobar, u është bashkuar edhe vetë lideri i kësaj partie, kryeministri i vendit, Albin Kurti. Së fundmi, Kurti ka lëshuar një deklaratë thumbuese ndaj emisarit Escobar, si palë përkrahëse në arritjen e një marrëveshjeje finale Kosovë-Serbi.

Kritikën e tij ndaj Escobarit, Kurti e nisi kur foli për Asociacionin, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë. Kryeministri vuri në qendër të vëmendjes një deklaratë të fundit të Escobarit, i cili tha se “një person [Kurti] nuk mund ta shmang një detyrim [Asociacionin]” me idenë që “Kurti nuk ka nevojë të pajtohet, pasi Kosova është pajtuar”.

Si për t’iu kundërvënë kësaj deklarate të emisarit amerikan, Kurti tha se në vend që Escobar ta bënte këtë koment sa ishte në Prishtinë, ka pritur të deklaronte se Serbia duhet ta njohë Kosovën, sa ishte në Beograd, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Dhe për këtë, Kurti shtoi se njëjtë sikur nuk pret ta marrë aprovimin e tij për themelimin e Asociacionit, Escobar duhej të mos e llogariste as presidentin serb, Vuçiq, për qëndrimin e tij ndaj Kosovës.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Unë kam pritur që ai në Beograd do të deklarojë që, pavarësisht presidentit të Serbisë, Serbia duhet ta njohë Kosovën në vend se në Prishtinë të thotë, pavarësisht kryeministrit të Kosovës, duhet të bëhet Asociacioni”, theksoi kryeministri Kurti, në intervistë për REL.

Kritikat e tij ndaj bashkësisë ndërkombëtare, Kurti i intensifikoi edhe më tepër teksa, edhe një herë tjetër, përmendi faktin se ka pritur që takimet mes të dy palëve në dialog do të ishin më të shpeshta, “siç jemi dakorduar më 18 gusht”.

“Unë kam pritur që do të kemi takime të rregullta mujore, siç jemi dakorduar më 18 gusht. Kjo nuk ndodhi. Kam besuar se mbase është për shkak të refuzimit të Serbisë, ose ndoshta ndërmjetësit kanë ndonjë plan që s’e dimë as ne”, tha Kurti.

ADVERTISEMENT

Për t’u rikthyer edhe njëherë te thumbimet e Kurtit ndaj Escobarit, duhet të kujtojmë se pushteti i tanishëm thuajse asnjëherë nuk ka pasur raporte të mira me emisarët amerikanë.

Madje, në vitin 2020, Vetëvendosje kishte kundërshtuar hapurazi emisarin e ShBA’ve në administratën e ish-presidentit Trump, Richard Grenell, gjë të cilës i ishte bashkuar edhe vetë Kurti, sa ishte në opozitë.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Tre vite më parë, kur shef i ekzekutivit ishte Avdullah Hoti, tash deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vetëvendosje thoshte se kjo qeveri ishte “Qeveri e Grenellit”, derisa kërkonte shkarkimin e saj.

Ndërkaq kryeministri Kurti, i cili, atëbotë, sapo ishte rrëzuar nga Qeveria, pati akuzuar direkt Grenellin se ka ndikuar në këtë rrëzim.

“Qeveria ime nuk u rrëzua për asgjë tjetër, por thjesht sepse ambasadori Grenell po nxitonte të nënshkruante një marrëveshje me Serbinë”, kishte thënë Kurti.

Fitores së Bidenit ndaj Trump, në zgjedhjet e fundit në ShBA, që nënkuptonte edhe largimin e Grenellit, Vetëvendosje iu pati gëzuar jashtë mase.

Për ta, kjo nënkuptoi deklasim i atij që pati si synim “zhbërjen e trashëgimisë demokratizuese e lirisjellëse të presidentëve Clinton e Bush në Ballkan”. /Reporteri.net/.

Poste të ngjashme

Rasti i 400kg drogë nga Brazili: 75 vjet burg për pesë të akuzuarit

Rasti i 400kg drogë nga Brazili: 75 vjet burg për pesë të akuzuarit

19/03/2026, 13:41

Me 75 vjet burg janë dënuar për pesë të akuzuarit në rastin e 400kg drogë. Izet Sheqiri është dënuar me...

27 vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes në Paris

27 vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes në Paris

19/03/2026, 9:49

Sot bëhen 27 vjet që nga dështimi i arritjes së ndonjë marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë në Paris. Delegacioni...

E dhimbshme; Ndërron jetë voglushi nga Podujeva, Dion Dema

E dhimbshme; Ndërron jetë voglushi nga Podujeva, Dion Dema

19/03/2026, 9:31

  Ndërron jetë voglushi nga Podujeva, Dion Dema Podujevë – Një lajm i rëndë ka prekur sot qytetin e Podujevës,...

KosovaMed Healthcare dhuron donacion për QKMF-në e Podujevës

KosovaMed Healthcare dhuron donacion për QKMF-në e Podujevës

18/03/2026, 23:42

KosovaMed Healthcare ka dhuruar donacion për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë. Ky donacion përfshin: 2x Oxygen Concentrator 5L,3x...

E trishtë: Ky është 23-vjeçari që humbi sot jetën pas përplasjes me motor

E trishtë: Ky është 23-vjeçari që humbi sot jetën pas përplasjes me motor

18/03/2026, 22:57

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit në Vranidoll. Për pasojë jetën e ka...

Lajmi i fundit

Rasti i 400kg drogë nga Brazili: 75 vjet burg për pesë të akuzuarit

Rasti i 400kg drogë nga Brazili: 75 vjet burg për pesë të akuzuarit

19/03/2026, 13:41
27 vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes në Paris

27 vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes në Paris

19/03/2026, 9:49
E dhimbshme; Ndërron jetë voglushi nga Podujeva, Dion Dema

E dhimbshme; Ndërron jetë voglushi nga Podujeva, Dion Dema

19/03/2026, 9:31
KosovaMed Healthcare dhuron donacion për QKMF-në e Podujevës

KosovaMed Healthcare dhuron donacion për QKMF-në e Podujevës

18/03/2026, 23:42
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv