Kryeministri Albin Kurti ka thënë se ky mandat ka qenë i reformës ligjore dhe institucionale në sport, si dhe i konsolidimit të infrastrukturës sportive.
Kurti ka premtuar që nëse i fiton prapë zgjedhjet, do të ketë objekte sportive e stadium futbolli “si asnjëherë më parë”.
E mandati i ardhshëm do të na pret me objekte sportive e stadiume të reja të futbollit siç nuk i kemi pasur asnjëherë, në shërbim edhe të Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030”, ka shkruar kryeministri.