https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Kurti: Me ndihmën e Turqisë synojmë linjë të re ajrore Kosovë-SHBA

Kurti: Me ndihmën e Turqisë synojmë linjë të re ajrore Kosovë-SHBA
Share on FacebookShare on Twitter

Për synimet e Kosovës që të ketë një linjë të re ajrore ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me ndihmën e Turqisë, kryeministri Albin Kurti, ka folur në takim me ministrin e Tregtisë së Turqisë, Omer Bolat.

“Me qëllim të ndërlidhjes globale dhe ekonomike, kryeministri Kurti foli për synimet për hapjen e një linje të re ajrore ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me ndihmën e Republikës së Turqisë”, thuhet në njoftimin për media të kryeministrisë.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Në këtë takim, ekzekutivi thotë se Kurti shprehu gatishmërinë për thellim të mëtejmë të bashkëpunimit, derisa i ka treguar mysafirit të lart turk se në dekadën e fundit janë dyfishuar shkëmbimet tregtare ndërmjet dy vendeve, sipas tij, me rritjen më të shpejtë pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes për Tregti të Lirë.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Të dy diskutuan për mundësitë e zgjerimit të Marrëveshjes për Tregti të Lirë edhe për shërbimet, përfshirë ato profesionale, të teknologjisë së informacionit, të transportit dhe të logjistikës, si dhe shërbimet financiare. Në këtë kontekst, kryeministri Kurti, përmendi  potencialin e jashtëzakonshëm të Republikës së Kosovës për eksport të shërbimeve”, thuhet në njoftimin e Zyrës për media të kryeministrisë.

E si hap të radhës drejt zgjerimit të bashkëpunimit, sipas Kurtit, do të ishte mbajtja e Forumit të dytë Ekonomik, Kosovë-Turqi në Prishtinë.

ADVERTISEMENT

“Kryeministri Kurti theksoi se do të ishte i lumtur që Forumi i dytë Ekonomik Kosovë-Turqi, pas atij në Stamboll më 2024, të mbahej në Prishtinë këtë vit, si një hap konkret i radhës, thellimit dhe i zgjerimit të bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar. Ndërsa, u diskutua edhe për aktivizimin e Komitetit të Përbashkët Ekonomik dhe Tregtar”, thotë komunikata e Qeverisë.

Në këtë takim, pasi theksoi bashkëpunimin e ngushtë në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes, ekzekutivi thotë se kryeministri Kurti përcolli mirënjohjen dhe falënderimet e tij për presidentin turk për angazhimin dhe mbështetjen e posaçme ndërkombëtare për Kosovën. /Kosova.info/

Poste të ngjashme

Bulliqi takon ministrin Çeku, fokus projekteve arsimore në Podujevë

Bulliqi takon ministrin Çeku, fokus projekteve arsimore në Podujevë

22/04/2026, 17:46

  Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, së bashku me drejtorin e Arsimit, Avni Fetahu, kanë zhvilluar sot një...

Komuna e Podujevës të premtën mbanë mbledhje e jashtëzakonshme, kto janë pikat

Nesër mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal të Podujevës

22/04/2026, 16:57

Të enjten mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal Ju njoftojmë se të enjten, më 23 prill 2026, prej orës...

Kush do të kompensohet nga pasaktësitë në njehsorët elektrikë?

Kush do të kompensohet nga pasaktësitë në njehsorët elektrikë?

22/04/2026, 7:01

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka njoftuar se do të kompensohen të gjithë konsumatorët e dëmtuar nga pasaktësitë e...

Vrasje e trefishtë në Mal të Zi: Dy vëllezër nga Rozhaja mes viktimave

Vrasje e trefishtë në Mal të Zi: Dy vëllezër nga Rozhaja mes viktimave

21/04/2026, 13:51

Një vrasje e trefishtë ka ndodhur në Podgoricë të Malit të Zi. Sipas raportimeve të “Vijesti”, në mesin e viktimave...

Kurti për PDK-në dhe LDK-në: Unë jam super gjeneroz, si është e mundur që me këta numra të ulët që kanë të bëjnë refuzime gjeneroze

Kurti për PDK-në dhe LDK-në: Unë jam super gjeneroz, si është e mundur që me këta numra të ulët që kanë të bëjnë refuzime gjeneroze

21/04/2026, 11:41

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka folur lidhur me refuzimet e ofertave që u bënë nga PDK dhe LDK lidhur...

Lajmi i fundit

Bulliqi takon ministrin Çeku, fokus projekteve arsimore në Podujevë

Bulliqi takon ministrin Çeku, fokus projekteve arsimore në Podujevë

22/04/2026, 17:46
Kurti: Me ndihmën e Turqisë synojmë linjë të re ajrore Kosovë-SHBA

Kurti: Me ndihmën e Turqisë synojmë linjë të re ajrore Kosovë-SHBA

22/04/2026, 17:03
Komuna e Podujevës të premtën mbanë mbledhje e jashtëzakonshme, kto janë pikat

Nesër mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal të Podujevës

22/04/2026, 16:57
Kush do të kompensohet nga pasaktësitë në njehsorët elektrikë?

Kush do të kompensohet nga pasaktësitë në njehsorët elektrikë?

22/04/2026, 7:01
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv