Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se Kurti pas Londrës, tashmë do të kalojë edhe tri ditë të tjera në Spanjë, pa bërë asnjë përpjekje për të zgjidhur problemin për zgjedhjen e presidentit.
“Pas tri ditësh në Londër, Kryeministri Kurti paska ka vendosur t’i kalojë edhe tri të tjera në Spanjë, pa asnjë rezultat konkret për Kosovën. Ndërkohë, afati 34-ditor i Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjen e Presidentit po shkon drejt fundit, pa asnjë përpjekje serioze për konsensus”, ka shkruar ajo.
Ajo i bëri thirrje Kurtit që të kthehet dhe të merret me problemet e qytetarëve.
“Kjo qasje dëshmon mungesë të vullnetit për stabilitet institucional dhe lë të kuptohet një orientim drejt krizave të njëpasnjëshme, në vend të zgjidhjeve për qytetarët. Kryeministër, kthehu e kryej punët e shtëpisë, ku të presin hallet e qytetarëve dhe shtetit. Lëri shëtitjet e samitet pa rezultat, se ke dëshmu që nuk është hajri yt në diplomaci!”, ka shkruar Çitaku.







