https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Kurti nga Gjermania: Qeverisja e mirë, sundimi i ligjit dhe rritja ekonomike prioritete të dëshmuara të Qeverisë!

Kurti nga Gjermania: Qeverisja e mirë, sundimi i ligjit dhe rritja ekonomike prioritete të dëshmuara të Qeverisë!
https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/
ADVERTISEMENT
Kryeministri i vendit, Albin kurti, ka marrë pjesë në ceremoninë hapëse të Forumit Ekonomik Global Connect 2022, raporton Gazeta Blic.

Në fjalën e tij, kryeministri Kurti foli për mundësitë që Kosova ofron për investitorët e huaj dhe vlerat që ndanë me Bashkimin Evropian.

Kurti në fjalën e tij tha se Kosova ka një qeveri demokratike dhe institucione të qëndrueshme që përbëjnë bazë të favorshme për investitorë që synojnë investime të qëndrueshme dhe kthim të tyre.

Komunikata e plotë:

Në ditën e parë të qëndrimit të tij në Shtutgart të Gjermanisë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në ceremoninë hapëse të Forumit Ekonomik Global Connect 2022, ku mbajti edhe një fjalë rasti.

Ai i falënderoi organizatorët për ftesën dhe për mundësinë që i kanë dhënë Kosovës që të jetë pjesëmarrëse në këtë Forum.

Në fjalën e tij, kryeministri Kurti foli për mundësitë që Kosova ofron për investitorët e huaj dhe vlerat që ndanë me Bashkimin Evropian.

Ai tha se vendi ynë ka një qeveri demokratike dhe institucione të qëndrueshme që përbëjnë bazë të favorshme për investitorë që synojnë investime të qëndrueshme dhe kthim të tyre.

Si një nga përparësitë e Republikës së Kosovës, kryeministri Kurti e veçoi kapitalin njerëzor. Me 2/3 e popullatës nën moshën 35 vjeçare, fuqi punëtore të talentuar dhe të motivuar dhe që flet gjuhë të huaja, Kosova paraqet një mundësi shumë të mirë për bizneset gjermane. Me këtë rast, ai u bëri ftesë përfaqësuesve të bizneseve që të vizitojnë Kosovën.

Duke iu referuar raporteve ndërkombëtare si ai i Transparency International, Reporterët pa Kufij dhe Projekti i Drejtësisë Botërore dhe indikatorëve ekonomikë, kryeministri Kurti tha se qeverisja e mirë, sundimi i ligjit dhe rritja ekonomike janë prioritete të dëshmuara të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Kryeministri Kurti po ashtu vizitoi edhe shtandin e Republikës së Kosovës në këtë forum dhe përshëndeti përfaqësuesit e KIESA-s dhe Unionit të Bizneseve.

Global Connect është një forum ekonomik për eksport dhe ndërkombëtarizimin e ndërmarrjeve në Gjermani, të cilat janë të interesuara për zgjerimin e veprimtarisë së tyre kryesisht jashtë vendit.

Ai është forumi i vetëm i këtij formati në Gjermani dhe ofron mundësinë e ndërlidhjes së afaristëve dhe krijimin e kontakteve të reja. Në kuadër të forumit, i cili po mbahet sot është dhënë mundësia që Republika e Kosovës të ketë shtandin e vet për të prezantuar mundësitë e saj për investitorët gjermanë dhe të tjerë.

Poste të ngjashme

Sulmohet rafineria shtetërore në Bahrein, Irani lëshon raketa dhe dronë në një valë e re sulmesh

Sulmohet rafineria shtetërore në Bahrein, Irani lëshon raketa dhe dronë në një valë e re sulmesh

09/03/2026, 9:08

reja ajrore të hënën në mëngjes, vala e parë e sulmeve që kur Irani zgjodhi një udhëheqës të ri suprem....

Tentim vrasje në Prishtinë, një person sulmohet me thikë

Tentim vrasje në Prishtinë, një person sulmohet me thikë

09/03/2026, 8:33

Një person dyshohet se është sulmuar me mjet të mprehtë gjatë mbrëmjes së 8 marsit në Prishtinë. Sipas raportit zyrtar,...

Analistët paralajmërojnë pasoja edhe nëse shkohet ose jo në zgjedhje

Analistët paralajmërojnë pasoja edhe nëse shkohet ose jo në zgjedhje

09/03/2026, 8:19

Dekreti i presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e kuvendit po vazhdon të krijojë debat juridik mes interpretimeve të ndryshme nëse...

‘Shpërndarja e Kuvendit’, Kurti nga Prekazi: Për të gjitha çështjet e politikës ditore do të përgjigjem nga Prishtina!

Kurti sot merr pjesë në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas

09/03/2026, 8:02

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot do të marrë pjesë në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas – 8 Marsit,...

Alarmon Remi: KFOR të inspektojë menjëherë manastiret serbe në Kosovë, shkaku armëve!

Pas deklaratës së Rashiqit, reagon Mustafa: Toka e Kosovës nuk është dhuratë e askujt

09/03/2026, 7:56

Ish-komandanti i UÇK-së, Rrustem Mustafa – Remi, ka reaguar në lidhje me deklaratën e ministrit për Komunitete dhe Kthime, Nenad...

Lajmi i fundit

Sulmohet rafineria shtetërore në Bahrein, Irani lëshon raketa dhe dronë në një valë e re sulmesh

Sulmohet rafineria shtetërore në Bahrein, Irani lëshon raketa dhe dronë në një valë e re sulmesh

09/03/2026, 9:08
Tentim vrasje në Prishtinë, një person sulmohet me thikë

Tentim vrasje në Prishtinë, një person sulmohet me thikë

09/03/2026, 8:33
Analistët paralajmërojnë pasoja edhe nëse shkohet ose jo në zgjedhje

Analistët paralajmërojnë pasoja edhe nëse shkohet ose jo në zgjedhje

09/03/2026, 8:19
‘Shpërndarja e Kuvendit’, Kurti nga Prekazi: Për të gjitha çështjet e politikës ditore do të përgjigjem nga Prishtina!

Kurti sot merr pjesë në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas

09/03/2026, 8:02
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv