https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Kurti: Nuk është e vërtetë që Serbia e ka pranuar planin franko-gjerman

Kurti: Nuk është e vërtetë që Serbia e ka pranuar planin franko-gjerman

Kryeministri Albin Kurti thotë se nuk është e vërtetë që Serbia e ka pranuar propozimin evropian, të njohur si plani franko-gjerman, ndonëse së fundmi në Serbi është deklaruar se i kanë thënë po këtij plani. Kurti thotë se edhe pala tjetër ka vërejtjet e veta.

Kurti edhe më tutje e konsideron propozimin evropian si “bazë e mirë” për normalizimin e raporteve me Serbinë, por ka vërejtje rreth tij, të cilat thotë ua ka dërguar ndërmjetësve.

“Unë kam thënë në takime dhe gjithashtu i kam dhënë të shkruara komentet e mia, andaj nuk është e përshtatshme që konfidencialitetin e bisedimeve ta lëndojmë. Por, e di që nuk është e vërtetë që pala tjetër e ka pranuar këtë propozim. Edhe ajo i ka dhënë vërejtjet e veta”, ka thënë Kryeministri në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/
Kurti, i pyetur se cka konkretisht kundërshton Serbia nga plani franko-gjerman, ka thënë:

“Unë, sërish, nuk mund t’i them këto në emër të palës tjetër, por e di që ata i kanë dërguar komentet dhe vërejtjet e tyre dhe nuk është e vërtetë që e kanë pranuar plotësisht propozimin. Ndërkohë, mos të harrojmë që me datën 27 tetor në fakt, zyrtarisht, me votim në mbledhjen e Këshillit Nacional të Sigurisë, në Beograd është hedhur poshtë propozimi në mënyrë unanime”.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
ADVERTISEMENT

Duke kujtuar refuzimin e mëparshëm, Kryeministri thotë se zyrtarët serbë, së fundmi ishin “pozitivë” ndaj propozimit evropian, por, sipas tij, ata kanë vërejtje “abnormalizuese”.

“Pra, të gjithë që kanë marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Nacional të Sigurisë në Beograd, ku ka qenë edhe presidenti i Serbisë, edhe kryeministrja, edhe ministri i Jashtëm, edhe shumë institucione shtetërore, në mënyrë unanime, pra njëzëri, e kanë hedhur poshtë propozimin e Bashkimit Evropian. Ndërkaq, tash kanë qenë më pozitivë – më 20 janar – mirëpo nuk është e vërtetë që e kanë pranuar plotësisht, meqenëse i kanë dhënë vërejtjet e tyre, të cilat janë – për bindjen time të fuqishme – vërejtje abnormalizuese”, tha Kurti.

Poste të ngjashme

Dallaveret me vota në Podujevë, prokuroria autorizon policinë për nisje hetimesh

Dallaveret me vota në Podujevë, prokuroria autorizon policinë për nisje hetimesh

02/02/2026, 10:50

Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se ka autorizuar Policinë e Kosovës, më saktë, Drejtorinë e Hetimeve të Krimeve...

Osmani kujton Elfete e Mentor Humollin: Guximi i tyre na frymëzon përjetësisht

Osmani kujton Elfete e Mentor Humollin: Guximi i tyre na frymëzon përjetësisht

01/02/2026, 11:18

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar Elfete Humollin në përvjetorin e vrasjes së saj, duke e cilësuar si simbol...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Gjendet pa shenja jete një burrë brenda një objekti në Podujevë

01/02/2026, 9:21

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda një objekti në Gerdoc, Podujevë, është gjet trup i pa jetë i një...

Të burgosurit e parë nga Danimarka do të vijnë në Kosovë pas rreth dy vitesh

Vdekja e të burgosurit në Burgun e Sigurisë së Lartë, policia jep detajet e fundit

01/02/2026, 9:05

Një i burgosur ka humbur jetën të shtunën në mbrëmje në Burgun e Sigurisë së Lartë në Kosovë. Policia e...

Vdekje e dyshimtë në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz

Vdekje e dyshimtë në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz

31/01/2026, 23:31

Një vdekje e dyshimtë është denoncuar të ketë ndodhur në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz. Sipas burimeve të...

Lajmi i fundit

Dallaveret me vota në Podujevë, prokuroria autorizon policinë për nisje hetimesh

Dallaveret me vota në Podujevë, prokuroria autorizon policinë për nisje hetimesh

02/02/2026, 10:50
Osmani kujton Elfete e Mentor Humollin: Guximi i tyre na frymëzon përjetësisht

Osmani kujton Elfete e Mentor Humollin: Guximi i tyre na frymëzon përjetësisht

01/02/2026, 11:18
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Gjendet pa shenja jete një burrë brenda një objekti në Podujevë

01/02/2026, 9:21
Të burgosurit e parë nga Danimarka do të vijnë në Kosovë pas rreth dy vitesh

Vdekja e të burgosurit në Burgun e Sigurisë së Lartë, policia jep detajet e fundit

01/02/2026, 9:05
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv