https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Kurti para takimit me Abdixhikun: Shkoj me vullnet të mirë dhe gatishmëri për marrëveshje

Kurti para takimit me Abdixhikun: Shkoj me vullnet të mirë dhe gatishmëri për marrëveshje
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se në takimin e sotëm me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, do të shkojë me vullnet të mirë dhe gatishmëri për arritjen e një marrëveshjeje, me synim konstituimin e institucioneve të dala nga zgjedhjet e 7 qershorit.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Ai tha se dëshira e Lëvizjes Vetëvendosje është që sa më parë të konstituohet Kuvendi, të zgjidhet Qeveria dhe më pas edhe presidenti.

Kurti tha se takimi me Abdixhikun do të mbahet në formatin “1+1”, ndërsa ai do të shoqërohet nga ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Synimi ynë është që të bëhet konstituimi i institucioneve të legjislaturës së 11-të. Fatkeqësisht, dy partitë e tjera nuk e konsideruan të nevojshme apo të arsyeshme që të takohemi. Unë mendoj ndryshe. Përderisa me AAK-në nuk jemi takuar fare, besoj që ka pasur shumë nevojë që të takohemi përsëri me kryetarin e PDK-së. Tash, unë do të shkoj atje me ministrin e Financave, që njëkohësisht është anëtar i Kryesisë së Vetëvendosjes, Hekuran Muratin”, tha ai.

Ai theksoi se takimi me LDK-në synon zhbllokimin e procesit të formimit të institucioneve.

ADVERTISEMENT

“Ndërkaq nga ana tjetër, në formatin një plus një do të jetë edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, kryetari Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtor, dhe ne dëshirojmë që sa më parë të konstituohet Kuvendi, të zgjidhet Qeveria dhe ta zgjedhim Presidentin, meqenëse siç kemi thënë më herët, siç nuk kemi pasur nevojë për zgjedhjet e kaluara, nuk kemi nevojë as që ato të ardhshme të jenë para vitit 2030. Pra, kemi nevojë për cikle të rregullta zgjedhore, ku çdo katër vjet një qeveri qeveris dhe më pastaj vlerësohet tek populli si burim i sovranitetit, i cili na bën përgjegjës e llogaridhënës në Republikën tonë demokratike e parlamentare”, tha ai.

Kurti shtoi se në takim do të marrë pjesë me gatishmëri për kompromis, ndërsa rezultatet do të varen nga diskutimet mes palëve.

“Unë shkoj me vullnet të mirë, shkoj me gatishmëri për marrëveshje dhe natyrisht që hollësitë e diskutimeve do të mund të vijnë në shprehje vetëm pas takimeve dhe pas marrëveshjeve, përkatësisht pas suksesit për të cilin urojmë sepse punojmë”, tha ai, raporton EO.

Poste të ngjashme

BE-ja sërish kërkon pezullimin e rrënimeve pranë liqenit të Ujmanit

BE-ja sërish kërkon pezullimin e rrënimeve pranë liqenit të Ujmanit

04/08/2026, 17:15

Bashkimi Evropian sërish ka bërë thirrje për pezullimin e rrënimeve të objekteve pranë liqenit të Ujmanit, për të cilat autoritetet...

Përditësimi i fundit, kjo është gjendja nëpër pikat kufitare të Kosovës

Përditësimi i fundit, kjo është gjendja nëpër pikat kufitare të Kosovës

04/08/2026, 16:57

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë përditësimin e të dhënave të fundit rreth fluksti nëpër pikat kufitare të Kosovës....

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Dy persona theren me thikë, të dyshuarit në arrati

04/08/2026, 10:45

Dy persona kanë pësuar plagë nga thika mëngjesin e sotëm në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Pejë. Zëdhënësi i policisë për...

Podujeva arrin rezultatin maksimal në transparencën buxhetore, Bulliqi: 100 pikë për herë të parë

Podujeva arrin rezultatin maksimal në transparencën buxhetore, Bulliqi: 100 pikë për herë të parë

04/08/2026, 10:21

  Jam jashtëzakonisht i lumtur që, sipas raportit hulumtues të Institutit GAP, për herë të parë Komuna e Podujevës është...

Shtrenjtohet sërish nafta në Kosovë, çmimi arrin në 1.80 euro për litër

Shtrenjtohet sërish nafta në Kosovë, çmimi arrin në 1.80 euro për litër

04/08/2026, 9:38

Çmimi maksimal i naftës në Kosovë është rritur sërish, duke arritur në 1.80 euro për litër. Sipas Ministrisë së Industrisë,...

Lajmi i fundit

BE-ja sërish kërkon pezullimin e rrënimeve pranë liqenit të Ujmanit

BE-ja sërish kërkon pezullimin e rrënimeve pranë liqenit të Ujmanit

04/08/2026, 17:15
Përditësimi i fundit, kjo është gjendja nëpër pikat kufitare të Kosovës

Përditësimi i fundit, kjo është gjendja nëpër pikat kufitare të Kosovës

04/08/2026, 16:57
Kurti para takimit me Abdixhikun: Shkoj me vullnet të mirë dhe gatishmëri për marrëveshje

Kurti para takimit me Abdixhikun: Shkoj me vullnet të mirë dhe gatishmëri për marrëveshje

04/08/2026, 15:54
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Dy persona theren me thikë, të dyshuarit në arrati

04/08/2026, 10:45
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv