https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Kurti për vizat: Kriteret teknike ishin plotësuar, pengesë ishte imazhi jo i mirë i vendit për shkak të aferave korruptive!

Kurti për vizat: Kriteret teknike ishin plotësuar, pengesë ishte imazhi jo i mirë i vendit për shkak të aferave korruptive!
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka reaguar pas vendimit pozitiv për liberalizimin e vizave raporton Gazeta Blic.

Kurti ka thënë se e mirpresin vendimin megjithëse ka qenë i vonuar nga shtetet e BE-së.

Ai ka thënë se ky vendim është njohje dhe konfirmim i përkushtimit për sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit, forcimin e kontrollit kufitar dhe menaxhimin e migrimit.

Tutje kryeministri Kurti ka potencuar se kriteret teknike ishin plotësuar por pengesë ishte luftimi i krimit dhe korrupsionit dhe imazhi jo i mirë i vendit për shkak të aferave korruptive.

“Kriteret teknike vërtetë ishin plotësuar tash e një kohë të gjatë, për çka i jemi mirënjohës administratës shtetërore. Por ishin kërkesat për sundim të ligjit, luftim të krimit dhe korrupsionit dhe respektim të institucioneve të pavarura që nuk përmbusheshin dot. Pengesë ishte edhe imazhi jo i mirë i vendit, për shkak të aferave korruptive, kulturës së mosndëshkueshmërisë dhe migrimit masiv e ilegal drejt vendeve të zonës Schengen” shkruan Kurti raporton Gazeta Blic.

Njoftimi i plotë:

Mirëpresim vendimin e rëndësishëm por edhe të vonuar të shteteve anëtare të BE-së për procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës. Ky vendim është njohje dhe konfirmim i përkushtimit tonë për sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit, forcimin e kontrollit kufitar dhe menaxhimin e migrimit.

Kriteret teknike vërtetë ishin plotësuar tash e një kohë të gjatë, për çka i jemi mirënjohës administratës shtetërore. Por ishin kërkesat për sundim të ligjit, luftim të krimit dhe korrupsionit dhe respektim të institucioneve të pavarura që nuk përmbusheshin dot. Pengesë ishte edhe imazhi jo i mirë i vendit, për shkak të aferave korruptive, kulturës së mosndëshkueshmërisë dhe migrimit masiv e ilegal drejt vendeve të zonës Schengen.

ADVERTISEMENT

Rritja ekonomike dhe e vazhdueshme; renditja në vend të parë për sundim të ligjit në Ballkanin Perëndimor për dy vite radhazi sipas World Justice Project; përmirësimi për 17 vende në indeksin e perceptimit të korrupsionit të Transparency International; përmirësimi për 17 vende në indeksin e Reporterëve pa Kufij për lirinë e mediave; politikat sociale të rishpërndarjes me Pakon e Ringjalljes Ekonomike dhe atë për Përballje me Inflacionin; rreshtimi me botën demokratike dhe qeverisja e mirë dhe e pastër ka ndryshuar rrënjësisht imazhin e Kosovës.

E për këtë dua të ju falënderoj juve, të dashur qytetarë, sepse vendimi i sotëm është fillimisht meritë e juaja ngase vetëm ju mund të ndryshonit imazhin e vendit tonë duke ndryshuar qeverinë përmes votës dhe qeverisjen përmes pritshmërive.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Pas vendimit të sotëm, tani procedurat e ligjbërjes në BE vazhdojnë përmes vendimmarrjes ndër-institucionale mes Këshillit të BE-së dhe Parlamentit Evropian. Në presim që ky proces të finalizohet sa më shpejtë.

Poste të ngjashme

Kosovari dënohet me burgim të përjetshëm në Gjermani, akuzohet se tentoi të vriste ish të dashurën

Kosovari dënohet me burgim të përjetshëm në Gjermani, akuzohet se tentoi të vriste ish të dashurën

09/06/2026, 21:02

Një 28-vjeçar me prejardhje nga Kosova, më 28 maj është dënuar me burgim të përjetshëm në një gjykatë në qytetin...

SHKA “Zahir Pajaziti” triumfon në Festivalin “I Këndojmë Lirisë”, fiton çmimin “Dueti më i Mirë”

SHKA “Zahir Pajaziti” triumfon në Festivalin “I Këndojmë Lirisë”, fiton çmimin “Dueti më i Mirë”

09/06/2026, 16:45

Klinë – Shoqëria Kulturore-Artistike “Zahir Pajaziti” nga Podujeva ka shënuar një tjetër sukses të rëndësishëm në skenën e festivaleve folklorike...

Komuna e Mitrovicës ndalon punimet pa leje, inspektorët vendosin shiritat

Komuna e Mitrovicës ndalon punimet pa leje, inspektorët vendosin shiritat

09/06/2026, 16:44

Komuna e Mitrovicës së Jugut ka ndërmarrë veprime konkrete ndaj punishteve pa leje ndërtimore. Në një deklarim, Komuna bën me...

Këta janë kandidatët me mbështetjen me të vogël deri tani në LVV, PDK, LDK dhe AAK

Këta janë kandidatët me mbështetjen me të vogël deri tani në LVV, PDK, LDK dhe AAK

09/06/2026, 16:05

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon me numërimin e votave të kandidatëve për deputetë. Tani kur janë numëruar mbi 35%...

Një muaj arrest shtëpiak ndaj anëtarit të KQZ-së për asgjësim të dokumenteve të votimit

Një muaj arrest shtëpiak ndaj anëtarit të KQZ-së për asgjësim të dokumenteve të votimit

09/06/2026, 15:24

Gjykata Themelore në Prizren, ka caktuar masën e arrestit shtëpiak, në kohëzgjatje prej një muaji, për të pandehurin A.D., e...

Lajmi i fundit

Kosovari dënohet me burgim të përjetshëm në Gjermani, akuzohet se tentoi të vriste ish të dashurën

Kosovari dënohet me burgim të përjetshëm në Gjermani, akuzohet se tentoi të vriste ish të dashurën

09/06/2026, 21:02
SHKA “Zahir Pajaziti” triumfon në Festivalin “I Këndojmë Lirisë”, fiton çmimin “Dueti më i Mirë”

SHKA “Zahir Pajaziti” triumfon në Festivalin “I Këndojmë Lirisë”, fiton çmimin “Dueti më i Mirë”

09/06/2026, 16:45
Komuna e Mitrovicës ndalon punimet pa leje, inspektorët vendosin shiritat

Komuna e Mitrovicës ndalon punimet pa leje, inspektorët vendosin shiritat

09/06/2026, 16:44
Këta janë kandidatët me mbështetjen me të vogël deri tani në LVV, PDK, LDK dhe AAK

Këta janë kandidatët me mbështetjen me të vogël deri tani në LVV, PDK, LDK dhe AAK

09/06/2026, 16:05
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv