https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Kurti përkujton heroin Isa Kastrati: Hera e fundit që e pashë ishte në selinë e UÇK-së në Prishtinë

Kurti përkujton heroin Isa Kastrati: Hera e fundit që e pashë ishte në selinë e UÇK-së në Prishtinë

Në Kamenicë u mbajt sot Akademia Përkujtimore dhe u bë zbulimi i shtatores së Heroit të Kosovës, Isa Kastrati, në 24-vjetorin e rënies së tij. 

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ishte i ftuar për të marrë pjesë në këto aktivitete të organizuara nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, në bashkorganizim me OVL të UÇK-së, dega në Kamenicë, në kuadër të Manifestimit “Lulëkuqet e Prillit”.

Në pamundësi për të qenë i pranishëm, kryeministri Kurti i është drejtuar familjarëve të dëshmorit Isa Kastrati dhe të pranishmëve tjerë, përmes një letre, që u lexua nga zëdhënësja e Komunës së Kamenicës, Lidiona Marovca.

Letra e plotë e kryeministrit Kurti:

I nderuar Kryetar i Komunës së Kamenicës, z. Kadri Rahimaj,

Të nderuar familjarë të dëshmorit Isa Kastrati,

Të nderuara familje të dëshmorëve dhe të nderuar veteranë dhe invalidë të luftës së UÇK-së,

ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Të nderuar të pranishëm, zonja dhe zotërinj,

Më lejoni që bashkë me përshëndetjet e mia, t’ju përcjellë dhe fjalën time në këtë përvjetor të 24-të të rënies së dëshmorit Isa Kastrati, aty mes jush, në shtëpinë e kulturës “Isa Kastrati” në Kamenicë, ku jeni mbledhur për ta kujtuar veprën patriotike të këtij personaliteti të lindur në anët tuaja, e të rëndësishëm për të gjitha anët e vendit tonë.

Dëshmorin Isa Kastrati më ka rastisur ta njoh personalisht qysh kur isha adoleshent. Ndërkaq, hera e fundit që e kam parë, ishte në një ditë të vranët në selinë e UÇK-së në Prishtinë, kur teksa po dilte jashtë saj, më tha: “Erdha me i tregu Bacës Adem që po shkoj në front”.

Ai ishte nisur të luftonte për çlirimin e Kosovës nga Serbia! Isa Kastrati e kishte njohur Adem Demaçin fare herët, meqë kishte qenë me grupin e tij të të dënuarve politik me burgim. Isa u dënua dhe u ridënua sërish disa herë, duke mbajtur mbi 10 vite e gjysmë burgim. Edhe pas daljes nga burgu, në korrik të vitit 1986, ai mbahej nën vëzhgim nga Shërbimi Sekret i Serbisë. Pas zhvendosjes në Prishtinë, Isa e ktheu shtëpinë e tij në hapësirë për Gjimnazin “Dr. Ali Sokoli”.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Gjatë viteve ’90-të, ai qe shumë i angazhuar në aktivitete politike, derisa edhe iu bashkua grupeve të armatosura të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pas shpërthimit të luftës në Drenicë, Isa organizoi Këshillin e Emergjencës në Prishtinë për pritjen e refugjatëve të zhvendosur brenda Kosovës. Isa Kastrati u vra në luftime me forcat serbe 24 vite më parë, më 22 prill 1999, në Bullaj të Marecit në Malësinë e Gollakut.

Ai ra dëshmor bashkë me Afrim Vitinë dhe Sokol Sopin. Duke kujtuar jetën e këtij aktivisti të lirisë së popullit të tij, pranoni konsideratat e mia më të larta për këtë luftëtar për çlirimin e Kosovës. Lavdi veprës patriotike të dëshmorit Isa Kastrati dhe gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës! Ju faleminderit!​

Post Views: 214

Poste të ngjashme

Kurti në Podujevë: 15 shërbime të reja në Poliklinikën Specialistike – investim prej 2.43 milionë eurosh

Kurti në Podujevë: 15 shërbime të reja në Poliklinikën Specialistike – investim prej 2.43 milionë eurosh

23/09/2025, 11:32

Podujevë: 15 shërbime të reja në Poliklinikën Specialistike – investim prej 2.43 milionë eurosh Poliklinika Specialistike në Podujevë ka nisur...

Arrestohen 21 persona në kuadër të zbatimit të urdhëresave gjyqësore

Arrestohet i mituri në Podujevë, e bën për spital një të mitur tjetër

23/09/2025, 9:40

Një i mitur është arrestuar në fshatin Ballofc të Podujevës, pasiqë i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar një të...

Hapet zyrtarisht Poliklinika Specialistike në Podujevë – investim mbi 2 milionë euro

Hapet zyrtarisht Poliklinika Specialistike në Podujevë – investim mbi 2 milionë euro

23/09/2025, 9:31

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në përurimin e Poliklinikës Specialistike në Podujevë. Kurti tha se...

Pamje nga Klina ku dy persona humbën jetën në aksident

Pamje nga Klina ku dy persona humbën jetën në aksident

23/09/2025, 7:30

Mëngjesin e sotëm, një aksident i rëndë mes një kamion transportues, një kombi dhe një veturë ka ndodhur në Zajm...

​Pse punojmë 9-5? Historia e punës 8-orëshe

​Pse punojmë 9-5? Historia e punës 8-orëshe

23/09/2025, 7:16

Në SHBA dhe shumë vende të tjera, orari klasik i punës është tetë orë në ditë, pesë ditë në javë....

Lajmi i fundit

Kurti në Podujevë: 15 shërbime të reja në Poliklinikën Specialistike – investim prej 2.43 milionë eurosh

Kurti në Podujevë: 15 shërbime të reja në Poliklinikën Specialistike – investim prej 2.43 milionë eurosh

23/09/2025, 11:32
Arrestohen 21 persona në kuadër të zbatimit të urdhëresave gjyqësore

Arrestohet i mituri në Podujevë, e bën për spital një të mitur tjetër

23/09/2025, 9:40
Hapet zyrtarisht Poliklinika Specialistike në Podujevë – investim mbi 2 milionë euro

Hapet zyrtarisht Poliklinika Specialistike në Podujevë – investim mbi 2 milionë euro

23/09/2025, 9:31
Pamje nga Klina ku dy persona humbën jetën në aksident

Pamje nga Klina ku dy persona humbën jetën në aksident

23/09/2025, 7:30
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv