https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Kurti: Po shteron koha që ia kemi dhënë KFOR-it për heqjen e barrikadave

Kurti: Po shteron koha që ia kemi dhënë KFOR-it për heqjen e barrikadave
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se shteti që ai udhëheq nuk do të bisedojë e bashkëpunojë me siç i ka quajtur ai, kriminelët që kanë vendosur barrikadat në veri, por do t’i arrestojë ata.

Në mbledhjen e Qeverisë të mërkurën, Kurti ka thënë se këta kriminelë, që janë sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe, po mbështeten nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

“Sa i përket situatës në komunat në veri të Kosovës, veprimeve dhe vendimeve të ligjshme të Qeverisë dhe institucioneve të Kosovës u janë kundërvënë kriminelët duke e sfiduar organet e zbatimit të ligjit dhe duke cenuar sigurinë.

https://urbancorner-ks.com/ https://urbancorner-ks.com/ https://urbancorner-ks.com/

Fatkeqësisht këta kriminelë të sanksionuar nga SHBA-ja dhe Britania po mbështeten nga presidenti dhe Qeveria e Serbisë me qëllim të destabilizimit të rajonit përveç se cenimin e integritetit territorial të Kosovës. Institucionet e Kosovës nuk do të bisedojnë e bashkëpunojnë me kriminelë, por do t’i arrestojnë ata”, ka thënë kreu i ekzekutivit.

Për vendosjen e barrikadave, Kurti ka theksuar se ky veprim është i paligjshëm, i papranueshëm dhe i cili nuk do të tolerohet. Theksoi se i kanë dhënë KFOR-it kohë dhe hapësirë të nevojshme për të vepruar.

ADVERTISEMENT

“Kjo kohë dhe hapësirë e nevojshme i është dhënë KFOR-it dhe një gjë duhet të kuptohet, se nuk mund të qëndrojë edhe parimi i lëvizjes së lirë, edhe barrikafar në rrugë që e pengojnë lëvizjen e lirë. Por sigurisht se kjo kohë po shteron”, tha ai ndër tjerash.

Veriu i Kosovës ka ngelur i bllokuar nga 9 dhjetori, kur serbët për ta kundërshtuar arrestimin e ish-policin Dejan Pantiq, vendosen mbi 13 barrikada në lokacione të ndryshme në veri. Pantiqi po dyshohet se organizoi sulmet ndaj komisioneve komunale zgjedhore. Barrikadë e re u vendos të martën në mbrëmje dy kilometra larg pikës kufitare Merdar nga pjesa e Serbisë.

Gjatë ditës së hënë, Bashkimi Evropian (BE) dhe KFOR-i kanë kërkuar që të hiqen barrikadat në veri.

Poste të ngjashme

Doruntinë Maloku: Vrasjet e Enver Malokut dhe Xhemail Mustafës nuk janë temë e së kaluarës

Doruntinë Maloku: Vrasjet e Enver Malokut dhe Xhemail Mustafës nuk janë temë e së kaluarës

24/11/2026, 12:00

  Është e dhimbshme dhe e papranueshme kur pikërisht gazetarë, të cilët vetë kanë përjetuar sulme për shkak të fjalës...

Mustafa nga LDK pas ofertës së re të Kurtit: Le t’i propozojnë tre kandidatë LVV e PDK, i pres deri në mesnatë

“T’budallëm bre”, Mustafa reagon ndaj etiketimit të bashkëpunëtorëve të Ibrahim Rugovës si “UDB-shë”

24/11/2026, 11:10

Djali i Xhemail Mustafës, deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka reaguar lidhur me etiketimet ndaj veprimtarëve të Lidhjes Demokratike të...

Vidhen pajisje të punës në Podujevë, ende nuk ka asnjë të arrestuar

Hajnat godasin “M-Technologie” në Lebanë të Prishtinës, thyejnë nëntë dyer dhe zbrazin dy sefe – vjedhin afro 300 mijë euro

24/11/2026, 9:20

Nëntë dyer të thyera, dy sefe të zbrazura dhe plot 275 mijë e 300 euro të vjedhura. Ky është bilanci...

Kush është Arbnesh Ajvazi, njëri nga kandidatët për drejtor të Policisë?

Kush është Arbnesh Ajvazi, njëri nga kandidatët për drejtor të Policisë?

23/11/2026, 17:17

  Arbnesh Ajvazi është njëri nga kandidatët për pozitën e drejtorit, me një karrierë të gjatë në Policinë e Kosovës...

22 vite nga vrasja e Xhemail Mustafës

26 vjet nga vrasja e Xhemail Mustafës, veprimtarit të LDK-së dhe bashkëpunëtorit të Ibrahim Rugovës

23/11/2026, 8:02

Më 23 nëntor 2026 shënohen 26 vjet nga vrasja e Xhemail Mustafës, veprimtarit të njohur të Lidhjes Demokratike të Kosovës...

Lajmi i fundit

Doruntinë Maloku: Vrasjet e Enver Malokut dhe Xhemail Mustafës nuk janë temë e së kaluarës

Doruntinë Maloku: Vrasjet e Enver Malokut dhe Xhemail Mustafës nuk janë temë e së kaluarës

24/11/2026, 12:00
Mustafa nga LDK pas ofertës së re të Kurtit: Le t’i propozojnë tre kandidatë LVV e PDK, i pres deri në mesnatë

“T’budallëm bre”, Mustafa reagon ndaj etiketimit të bashkëpunëtorëve të Ibrahim Rugovës si “UDB-shë”

24/11/2026, 11:10
Vidhen pajisje të punës në Podujevë, ende nuk ka asnjë të arrestuar

Hajnat godasin “M-Technologie” në Lebanë të Prishtinës, thyejnë nëntë dyer dhe zbrazin dy sefe – vjedhin afro 300 mijë euro

24/11/2026, 9:20
Kush është Arbnesh Ajvazi, njëri nga kandidatët për drejtor të Policisë?

Kush është Arbnesh Ajvazi, njëri nga kandidatët për drejtor të Policisë?

23/11/2026, 17:17
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv