https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Kurti pret deputetë britanikë: Mbretëria e Bashkuar mbështet Kosovën drejt NATO-s dhe integrimeve euroatlantike

Kurti pret deputetë britanikë: Mbretëria e Bashkuar mbështet Kosovën drejt NATO-s dhe integrimeve euroatlantike

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot në takim deputetët e Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar, Martin Vickers dhe Paul Foster.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Bashkë diskutuan për marrëdhëniet bilaterale, bashkëpunimin ekonomik e tregtar dhe atë në fushën e mbrojtjes. Nga ana e Kurtit, u veçua mikpritja dhe pjesëmarrja e Kosovës në ushtrimet ndërkombëtare të Defender Europe 2025.

ADVERTISEMENT

Ai theksoi investimet dhe rritjen e kapaciteteve mbrojtëse të vendit – duke shënuar rritje prej 123% të numrit të ushtarëve gjatë katër viteve të fundit krahas investimeve në armatim– si dhe rëndësinë strategjike të bashkëpunimit në industrinë ushtarake si një fushë e re dhe me potencial për partneritetin Kosovë–Mbretëri e Bashkuar.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Gjatë takimit, Kurti foli për sektorët strategjikë të ekonomisë, me fokus të veçantë në projektet e infrastrukturës hekurudhore dhe sektorin e teknologjisë, si fusha me potencial të lartë për investime dhe bashkëpunim.

Temë tjetër e diskutimit ishte edhe bashkëpunimi rajonal në kuadër të Procesit të Berlinit, samiti i radhës i së cilit do të mbahet pikërisht në Londër, si dhe rëndësia e anëtarësimit sa më të shpejtë të Kosovës në NATO, si një hap kyç për sigurinë afatgjatë dhe stabilitetin rajonal.

“Deputetët britanikë vlerësuan progresin e Kosovës dhe shprehën përkushtimin e tyre dhe të Mbretërisë së Bashkuar për të vazhduar mbështetjen ndaj Kosovës në rrugën e saj drejt integrimeve euroatlantike dhe zhvillimit demokratik.

Kurti shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme dhe gjithëpartiake të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës”, thuhet në njoftimin e ZKM.

Poste të ngjashme

Murati – opozitës: E di që e keni siklet këto dy vite larg pushtetit

Murati akuzon ish-opozitën dhe Listën Serbe: Për 9 muaj janë barrikaduar kundër Kurtit

19/11/2025, 16:15

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka reaguar pas dështimit të votimit për Qeverinë e re, duke akuzuar partitë opozitare...

Kuvendi sot diskuton për koeficientin e pagave

Ndërpritet seanca për buxhetin

19/11/2025, 12:43

Ka dështuar seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës ku në rend dite ka qenë miratimi i buxhetit për vitin...

Gruda i vetëm përballë VV-së: Seanca për buxhetin do të mbahet mend si e paligjshme

Gruda i vetëm përballë VV-së: Seanca për buxhetin do të mbahet mend si e paligjshme

19/11/2025, 11:47

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda ka shpjeguar pse partia e tij nuk ka marrë pjesë në seancën e thirrur për...

Sulmi ndaj policëve në Viti, reagon Sindikata e Policisë së Kosovës

Konfiskohen në Jarinjë uniforma ushtarake me emblema të ushtrisë serbe dhe predhë antitank

19/11/2025, 10:14

Të martën në fshatin Jarinjë e Poshtme në veri të Mitrovicë Policia gjatë patrullimit kishte vërejtur se një shtëpi e...

Arrsetohet një person për vjedhje në Podujevë

Vrasje në tentativë në Podujevë, i mituri ther me thikë dy bashkëmoshatarë

19/11/2025, 9:56

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e 18 nëntorit në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Podujevë, ku një i mitur...

Lajmi i fundit

Murati – opozitës: E di që e keni siklet këto dy vite larg pushtetit

Murati akuzon ish-opozitën dhe Listën Serbe: Për 9 muaj janë barrikaduar kundër Kurtit

19/11/2025, 16:15
Kuvendi sot diskuton për koeficientin e pagave

Ndërpritet seanca për buxhetin

19/11/2025, 12:43
Gruda i vetëm përballë VV-së: Seanca për buxhetin do të mbahet mend si e paligjshme

Gruda i vetëm përballë VV-së: Seanca për buxhetin do të mbahet mend si e paligjshme

19/11/2025, 11:47
Sulmi ndaj policëve në Viti, reagon Sindikata e Policisë së Kosovës

Konfiskohen në Jarinjë uniforma ushtarake me emblema të ushtrisë serbe dhe predhë antitank

19/11/2025, 10:14
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv